web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kokainë dhe 60 mijë euro poshtë dyshekut/ Arrestohet 33-vjeçari

1 Qershor 2018, 19:11, Aktualitet CNA

Autoritetet italiane në Macerata kanë arritur të vënë në pranga një shqiptar, i cili është kapur me kokainë. Shqiptari i arrestuar identifikohet si shtetasi me inicialet, A.V, 33 vjeç, i cili ishte edhe pronar i një picerie në Piediripa.

Gjatë kontrollit që ka ushtruar policia në banesën e 33-vjecarit, kanë gjetur një sasi prej 1.7 kg kokainë si dhe 60 mijë euro të fshehura poshtë dyshekut të krevatit, ndërsa dyshohet se paratë janë fituar nga shitja e lëndës narkotike.

Kanë qytetarët ata që kanë denoncuar shqiptarin, e më pas policia ka ushtrua kontroll në banesën e tij, ku ka gjetur dhe sekuestruar kokainën dhe paratë si dhe i ka mbyllur picerinë shqiptarit. /CNA.al





Lajmet e fundit nga