web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dita Botërore Kundër Duhanit/ Manastirliu ka një mesazh 

31 Maj 2018, 10:41, Sociale CNA

?Duhani të thyen zemrën? ? Zgjidh Shëndetin, JO Duhanit?. Me këtë moto, në Ditën Botërore Kundër Duhanit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu e nisi ditën me një ecje ndërgjegjësuese pranë liqenit artificial të Tiranës.

?Sot është një ditë për t?u ndërgjegjësuar për rreziqet shëndetësore që lidhen me përdorimin e duhanit. Dhe këto rreziqe nuk janë të pakta. Duke filluar nga sëmundjet kardiovaskulare ?që janë dhe tema e këtij viti- që kanë ndër shkaktarët kryesore duhanpirjen. Ndaj jemi këtu me miqtë tanë për të përcjellë mesazhin: Të zgjedhim shëndetin, jo duhanin. Sepse, sic është edhe moto e këtij viti: Duhani thyen zemrën?, tha Manastirliu.

Në këtë iniciativë u bashkuan edhe personazhe të njohur të artit dhe ekranit, për t?I thonë JO Duhanit dhe për të bërë një jetë sa më të shëndetshme.

Duhanpirësit janë rreth 4 herë më shumë të predispozuar për tu prekur nga sëmundjet kardiovaskulare ? të cilat edhe në Shqipëri, si në të gjithë Botën, janë shkaku nr 1 i vdekjeve.

 





Lajmet e fundit nga