Shtypi i ditës, 30 maj 2018
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Shëndeti i popullatës shqiptare po kalon një tranzicion të vështirë për shkak të përhapjes me shpejtësi të sëmundjeve që vrasin shpejt, sidomos kardiakeve dhe neoplazmave (tumoralet). Nga viti 2012-2017 kanë humbur jetën nga sëmundjet tumoralë mbi 3500 persona çdo vit. Sëmundjet malinje ishin shkaktari i dytë i vdekjeve në Shqipëri gjatë vitit 2017 me një rritje 2.1 për qind në raport me vitin e kaluar.
Por teksa popullsia po tkurret dhe po plaket prej rënies së numrit të lindjeve dhe emigracionit, numri i personave që humbasin jetën nga kjo sëmundje janë në rritje, sidomos ne moshat e reja sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Në vitin 2017 numri i personave qe humben jetën nga sëmundjet tumorale ishin 74 më shumë se në vitin 2016.
Sëmundja zgjerohet te moshat të reja
Neoplazmat më parë ishin sëmundje karakteristikë për moshat mi 60 vjeç, sidomos ndër duhanpirësit, por gjithnjë e më shumë sëmundja po prek moshat më të reja. INSTAT raportoi se në vitin 2017 humbën jetën nga tumori 10 të rinj të moshës 10-14 vjeç me një rritje 66 për qind në raport me vitin 2016 ku kishin humbur jetën 6 të rinj të moshës se adoleshencës.
Gjithashtu të dhënat tregojnë se ka një rritje të vdekjeve nga tumoret për grupmoshën 40-60 vjeç.
Në vitin 2017 u ndanë nga jeta 68 persona të moshës 40-44 vjeç, 10 më shumë se në vitin 2016. Vdekjet u shtuan në grupmoshën 55-59 vjeç, ku humbën jetën 363 persona, 33 më shumë se një vit më parë (shiko tabelën).
Mjekët në klinikën onkologjike në QSUT, pohojnë se vitet e fundit ka një shtim të rasteve tumorale sidomos në moshat e reja. Femrat gjithnjë e më shumë po preken nga kanceri i gjirit dhe i uterusit, ndërsa meshkujt nga prostata.
Burimet në onkologjik pohojnë se rastet me kancer janë dhjetëfishuar vitet e fundit dhe statistikat nuk janë të sakta. Shumë persona operohen dhe diagnostikohen jashtë, ndërsa ka shumë raste nga Kosova që trajtohen në Shqipëri. Por, përpos numrit në rritje, mjekët janë të shqetësuar se po preket grup mosha e re 20-40 vjeç.
Sipas INSTAT, në 2017-n, vdekjet më të mëdha nga tumoret ishin te meshkujt, me 61% të totalit.
Të dhënat e INSTAT, të përpunuara nga Monitor për 1000 banorë tregojnë se në vitin 2017 është rritur prevalenca e vdekjeve nga tumori për grupmoshat 10-29 vjeç; 40-59 vjeç; ndërkohë që ka pasur ulje për grupmoshat 30-39 vjeç dhe mbi 60 vjeç.
Qarqet më të prekura, Gjirokastra dhe Korça
Numrin më të madh të jetëve të humbura nga sëmundjet e tumoralë e ka Tirana, për shkak edhe të numrit më të madh të banoreve, por prevalencën më të lartë të jetëve të humbura e ka qarku i Gjirokastrës, me 2.21 jetë të humbura për 1 mijë banorë. Gjirokastra ka më shumë jetë të humbura për shkak të plakjes së popullsisë me ritme më të larta se në qarqet e tjera. Pas Gjirokastrës vjen Korça me 1.66 të vdekur për 1000 banorë, më pas Shkodra me 1.64 për 1 mijë banorë, Vlora me 1,50 të vdekur.
Numrin për të ulët të jetëve të humbura për 1 mijë banore e ka Tirana me 0.99 të vdekur për 1000 banorë me 2017, më pas Lezha me 1.05 të vdekur për 1000- banorë, Durrësi me 1.11 jetë të humbura për 1000 banorë dhe Kukësi me 1.17 jetë të humbura për 1000 banorë.
Të dhënat nga administrata e Qendrës Spitalore ?Nënë Tereza? QSUT, tregojnë se në repartin e onkologjisë u trajtuan 7 mijë raste të reja në vitin 2017 në raport me rreth 5 mijë raste të reja që ishin në vitin 2014.
Shkaktarët e sëmundjes dhe rekomandimet
Ekspertët në Spitalin Onkologjik pohojnë se, ndotja e mjedisit dhe dieta ushqimore janë faktorë përgjegjës për kancerin në rritje. Ata pohojnë se rastet më të shumta janë në zonat e ndotura të vendit sidomos në qytetet industriale, si Elbasani, Fieri dhe zonat kufitare të vendit, sidomos ato me Kosovën, ku ka pasur ndotje në kohën e luftës.
Në vendin tonë, kanceri mund të mbahet në nivele të ulëta nëse rritet kontrolli mbi sigurinë ushqimore, të frenohet duhanpirja dhe të ulet ndotja në mjedis, rekomandojnë mjekët. Nëse këta faktorë rreziku nuk frenohen, mjekët pohojnë se vitet e mëvonshme do të jenë një katastrofë në përhapjen e sëmundjes./ Monitor
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Moti për ditën e sotme do të sjellë një ndryshim të kushteve...
DASHI 21. mars – 20. prill Do të jeni shumë romantikë dhe ë...
Jeta shpesh të përball me vështirësi, por të mbetesh jetim n...
Emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut, ka publikuar një kronik...
Analisti Frrok Çupi dhe deputeti i PD-së Muslim Murrizi kanë...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, është kthyer pas në kohë...
I ftuar në emsionin “360 Gradë”, ku diskutohej për protestën...
Populli TV me anë të një postimi në rrjetet sociale ka sulmu...
Korrupsioni është një nga plagët më të mëdha të shoqërisë sh...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në studion ...
Nje rruge ne Tiranë i është vënë emri i ndërtuesit të rrugës...
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi ...
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ftu...
Gazetari invetsigativ Artan Hoxha, është i ftuar në studion ...
Në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prisht...
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka reaguar pas la...
Aleati i Partisë Demokratike në opozitë, njëherësh kryetari ...
Nga Leonora LaçiS’ka moment që nuk themi-“ e ka fajin sistem...
Prokurori Adnan Xholi është zgjedhur nga ana kryeprokurore...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...