web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në Quks/ Furgoni përmbyset në mes të rrugës 

22 Maj 2018, 13:17, Kronika CNA

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth mesditës së sotme në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në vendin e quajtur Qukës.

Mësohet se një furgon është përmbysur në rrugë, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të automjetit nga drejtuesi.

Siç duket nga fotot e siguruara në vendin e ngjarjes, për shkak të aksidentit qarkullimi i automjeteve në këtë segment është bllokuar për disa minuta.





Lajmet e fundit nga