web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrohen heroinë dhe municione/ Në pranga katër të rinj

22 Maj 2018, 07:53, Kronika CNA

Katër të rinj kanë rënë në pranga nga policia në Berat, në kuadër të operacionit të koduar “Çelepiasi”.

Mësohet se katër të rinjtë akuzohen se shpërndanin lëndë narkotike të llojit Heroinë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se të arrestuarit janë shtetasit Argent Myftari, 31 vjeç, banues në Berat, Françesko Mehmetaj, 19 vjeç, banues në Kuçovë, (i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike), Alvaro Merka, 37 vjeç, banues në Kuçovë, (i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike) dhe Geri Molishti, 36 vjeç, banues në Berat, (i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike).

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 17 doza të dyshuara si lëndë narkotike e llojit Heroinë me peshë 3.5 gram, një dozë Cannabis Sativa, fara të dyshuara narkotike, një bimë e kultivuar narkotike.

Një  armë gjahu çifte me 4 fishekë, e dyshuar si e vjedhur në datën 19.05.2018 në banesën e shtetasit J.Q, si dhe një shumë lekësh, tre telefona dhe dy automjete.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Çelepiasi”

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gyqësor Berat.

Operacioni me metoda speciale të hetimit pas një hetimi një mujor.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas që shpërndanin lëndë narkotike të llojit Heroinë.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP.Berat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë në kuadër të operacionit “Çelepiasi”,  me metoda speciale të hetimit.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat nga shërbimet e policisë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

. 17 doza të dyshuara si lëndë narkotike e llojit Heroinë me peshë 3.5 gram, një dozë Cannabis Sativa, fara të dyshuara narkotike, një bimë e kultivuar narkotike.

. Një  armë gjahu çifte me 4 fishekë, e dyshuar si e vjedhur në datën 19.05.2018 në banesën e shtetasit J.Q.

. Një shumë lekësh, tre telefona dhe dy automjete.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim, ?Kultivimi i bimëve narkotike?, ?Vjedhja?, ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve të gjahut dhe armve sportive?, parashikuar nga neni 283/2 284, 134, 280 Kodit Penal





Lajmet e fundit nga