web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Mos më kërkoni më..."/ Zhduket prej ditësh një 29-vjeçar

20 Maj 2018, 18:51, Aktualitet CNA

Një 29-vjeçar nga Vlora, rezulton i zhdukur prej 5 ditësh. Ai është larguar nga banesa e tij dhe nuk dihet se ku ndodhet, ndërsa para se të largohej Kleant Çela, i ka lënë një letër familjes së tij dhe të fejuarës.

Në letër shkruhej ‘Po iki përgjithmonë nga shtëpia, po iki jashtë Shqipërisë, mos më kërkoni më, iu uroj gjithë të mirat’.

Ndërsa mësohet se i ka thënë nënës se do të shkoj në spital, pasi kam probleme me kurrizin dhe do të vizitohem. /CNA.al





Lajmet e fundit nga