web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive/ Zbardhen detajet e bisedës së Fahri Balliut me ministrin e Edi Ramës

20 Maj 2018, 14:54, Aktualitet CNA

Sot në mesditë, në lokal “Vanesa” në “Parkun Rinia” në qytetin e Korçës, Fahri Balliu, babai shpirtëror i Lulzim Bashës, është takuar me Niko Peleshin.

CNA.al, prej disa muajsh ka raportuar, se paratë e Ilir Metës dhe toleranca e Niko Peleshit, nxorën deputet në këtë Qark, pra në Korçë, djalin e Fahri Balliut, i cili më shumë sesa deputet i Partisë Demokratike, është një nga ata individë që PS e ka sponsorizuar të fitojë bashkë me LSI-në, për të ulur imazhin publik të Partisë Demokratike.

Në foto duket qartë se është një bisedë miqësore dhe burimet, të cilat ndodheshin afër tyre, flasin për një marrëdhënie të shkëlqyer të Fahri Balliut dhe Niko Peleshit.

Çudi e madhe sesi “babai” shpirtëror i Lulzim Bashës, mbrojtësi i tij kryesor, është në krah të ish-zv.Kryeministrit të Shqipërisë, sot Ministër i Bujqësisë Niko Peleshi. Është për pazare, duke kërkuar tendera, duke kërkuar para, apo duke e falënderuar për ndihmën që i dha për çunin e tij për ta bërë deputet, kjo është diçka tjetër.

CNA.al mësoi nga të njëjtat burime, se biseda e tyre miqësore u shtri fillimisht në Korçë, ku u diskutua për faktin se në 8 vitet e qeverisë së PD-së, për Korçën s’qe bërë asgjë dhe këtë e dëgjuam nga goja e Fahri Balliut, i cili në bisedë sulmon ish-Ministrin e Financave Ridvan Bode, por edhe qeverisjen e djeshme të Partisë Demokratike, duke thënë se për Korçën nuk ishte bërë asgjë dhe Niko Peleshi e socialistët e kishin lulëzuar. Sipas tij, njerëz pa merita ishin ngritur në detyrë në kohën e qeverisjes së Sali Berishës dhe Partisë Demokratike.

Mohues apo aprovues, Niko Peleshi, ka ndjekur me vëmendje batutat dhe detajet që fliteshin nga Fahriu, por edhe ka dëgjuar propozimet e tij. Ka pasur edhe ai një qasje për një bashkëqeverisje të mundshme PD-PS në të ardhmen, por edhe e ka dëgjuar Fahriun në lidhje me mendimet e tij që ka për qeverisjen, Korçën etj..

CNA.al, më tej do të sjellë të tëra materialet dhe do të zbulojë të tjera detaje, në lidhje me miqësinë e ngushtë që Fahri Balliu ka me eksponentë të lartë të Partisë Socialiste.

Niko Peleshi nuk është i vetmi, një tjetër ministër i rëndësishëm i qeverisë Rama, një nga “superministrat” që çdo ditë sulmohet nga Lulzim Basha është mik i afërt i Fahri Balliut dhe sponsorizhet prej tij, ashtu sikundër është edhe Vangjush Dako, të cilin CNA.al e denoncoi pak kohë më parë për pazaret e tij me Fahri Balliun. /CNA.al

Foto-Video ekskluzive/ Fahri Balliu kapet në pazar me ministrin e Ramës





Lajmet e fundit nga