web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të shtëna në një gjimnaz/ Disa të plagosur

18 Maj 2018, 14:30, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një gjimnaz të Teksasit në Shtetet e Bashkuara të amerikës, ku janë regjistruar të shtëna me armë.

Sipas CNN, ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në një shkollë në zonën e njohur Santa Fe, 40 metra larg Hjustonin me rreth 12 mijë banorë.

Një dëshmitar tha se qitësi hyri në një klasë në gjimnazin e Santa Fe dhe filloi të qëllonte me një armë të  llojit Shotgun, e sipas tij pa një vajzë të qëllohej në këmbë.

Kim Sullivan, nëna e një 17-vjeçareje tha se vajza e saj kishte shkuar drejt një karburanti për t?u arratisur nga vendngjarja.

Policia raporton se prindërit në panik kanë vrapuar brenda në shkollë për të gjetur fëmijët e tyre. Tre helikopterë janë drejtuar drejt shkollës, ndërsa sipas CNN bëhet fjalë për disa të plagosur.





Lajmet e fundit nga