Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
30 ushtarë të rinj u bënë pjesë e një prej njësive elitë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Pjesëtarët më të rinj të batalionit Komando, u betuan pas përfundimi të kursit 3-mujor, gjatë së cilit treguan aftësitë e nevojshme fizike dhe psikologjike për të shërbyer në detyra dhe operacione të vështira.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka uroi ushtarët e rinj për përfundimin e kursit dhe i inkurajoi ata për përgjegjësitë shtesë, me të cilat ngarkohen tashmë. ?Dua t?ju përgëzoj të gjithëve për përfundimin e kursit. Jam vërtet shumë e impresionuar me çfarë pashë. Kjo është një njësi elitë e Forcave tona të Armatosura dhe ju jeni bërë pjesë e saj, dhe për këtë pa diskutim që do të keni një përgjegjësi shumë të madhe dhe pritshmëritë që ne kemi për ju janë vërtetë pa kufi, ashtu sikundër janë pa kufi edhe shpresat njerëzore kur jetët janë nën kërcënim. Ajo që ju përfaqësoni është si ajo drita në fund të tunelit.
Është si ajo shpresa njerëzore që nuk vdes asnjëherë sepse me operacionet ku merr pjesë njësia juaj, ku ka marrë pjesë njësia juaj, me operacionet luftarake, por edhe me misionet paqeruajtëse dhe me të gjitha ndërhyrjet që komandot kanë bërë ndër vite për të siguruar jetët njerëzore në raste të krizave të shumta të fatkeqësive natyrore apo edhe të misioneve paqeruajtëse dhe misioneve luftarake, kanë qenë realisht ajo shpresa që i është dashur njerëzve që i është kërcënuar jeta.?– u shpreh ministrja Xhaçka përpara komandove të rinj.
Më tej, ministrja Xhaçka ripërsëriti vullnetin e saj personal dhe të qeverisë për vëmendje dhe trajtim më të mirë, jo vetëm për forcat Komando, por për të gjithë ushtarakët shqiptarë. ?Ju jemi shumë mirënjohës për misionin që përmbushni si Forca Komando dhe dua t?ju them se angazhohem personalisht, por edhe qeveria edhe kryeministri, për të treguar kujdes shumë më të madh ndaj jush, vëmendje shumë më të madhe ndaj jush, por edhe trajtim shumë më të mirë për ju. Angazhohem që viti tjetër do të jetë një vit shumë më i mirë për komandot siç do të jetë një vit shumë më i mirë për trajtimin e Forcave të Armatosura në përgjithësi.?– shtoi ajo.
Pjesëtarët më të rinj të forcave komando, të mbështetur nga efektivët më me përvojë të këtij batalioni, demonstruan disa veprime luftimi me armatim dhe trup me trup.
Kursin e XIII Komando e nisën 41 ushtarë nga reparte të ndryshme të FA, por arritën ta përfundojnë vetëm 30 prej tyre.
Pjesë të programit të këtij kursi janë vrapimi 27 km me pajime, mbijetesa, alpinizmi në terrene tepër të thepisura shkëmbore, njohuri armatimi dhe qitje me ngarkesë.
Në përfundim, 30 ushtarët e rinj u pajisën me stemën e re të komandove dhe vendosën beretën blu, simbol i këtij batalioni elitar të Forcave të Armatosura shqiptare.
Një tjetër denoncim është publikuar sot nga ish-kryeministri...
Pas disa muajsh hetime të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shka...
Tifozët e Vllaznisë kanë qenë shumë të revoltuar me kryebash...
Pas akuzave të njëpasnjëshme në lidhje me dosjen “Xhafaj”, o...
Kryedemokrati Basha në një dalje për mediat, pas një takimi ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas një takimi ...
Kryeministri Rama gjatë një konferencë për mediat nga aeropo...
Kryeministri Rama ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në një sallë gjyqë...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të publikojë denoncimet ...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një pronocim për medi...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur sërish tre zyrtarët...
Një incident ka ndodhur sot në doganën e Kakavijës, ku prota...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi I është përgjig...
Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje Albert Veliun, i ash...
Kryeprokurorja Arta Marku, ka zhvilluar një takim me Prokuro...
Kryeministri i Greqisë Tsipras është shprehur optimist dje p...
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nga Akademia e Siguris...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas ...
Zbardhet dëshmia e 13-vjeçares nga Fieri, e cila u mor peng ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...