web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Miriam Cani në pritje të ëmbël? Këngëtarja flet për shtatzëninë

13 Maj 2018, 09:06, Lifestyle CNA

Moderatori Ermal Peçi kishte të ftuar këtë të shtunë në ?Një kat më lart? këngëtaren Miriam Cani. Eksperienca e saj në ?Voice? i solli jo vetëm triumf por edhe një lajm që mbushi portalet rozë. Një foto e saj nga ku dukej pak barku i fryrë mjaftoi që të shkruhej se ajo ishtë në pritje të ëmbël. Dyshimet u shtuan më shumë pasi ajo fshiu menjëherë foton. Ermali i kërkon gjatë bisedës të shuaj kuriozitetin dhe të ndaj me të, të vërtetën e lajmit.

?Urdhëro ( çohet në këmbë dhe tregon barkun). Kisha ngrënë shumë atë ditë dhe barku më ishtë fryrë. Nuk jam shtatzënë, thjesht nuk kam trupin e një top modeleje, ndonjëherë barku fryhet. Në momentin që do jem besoj do ta komunikoj me shumë dashuri, pasi është një gjë shumë e bukur?.





Lajmet e fundit nga