web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si në përralla! Gjiko surprizon Elitën në mes të koncertit (VIDEO)

13 Maj 2018, 18:45, Lifestyle CNA

Reperi i njohur, Gjiko dhe e dashura e tij, Elita Rudi, janë një ndër çiftet më të dashurt të showbiz-it shqiptar. Fillimisht ata e mbajtën të fshehtë dashurinë e tyre, por tashmë janë shfaqur hapur në publik dhe nuk ngurrojnë në çdo moment të tregojnë se sa të dashuruar janë me njëri-tjetrin.

Pavarësisht angazhimeve të shumta profesionale që kanë ata janë gjithmonë pranë njëri-tjetri. Në çdo koncert të Gjikos është e pranishme në publik edhe Elita se fansja e tij më e çmendur.

Mirëpo së fundmi në një koncert në Suharekë, Gjiko i ka bërë moderatores së njohur një surprizë që çdo vajzë do ta dëshironte. Në mes të koncertit reperi e ka thirrur Elitën në skenë dhe i ka bërë një deklaratë dashurie.

?Kjo është e dashura ime, personi që dua më shumë në këtë botë?, ka thënë Gjiko duke i rrëmbyer një puthje Elitës.

Video-ja e kësaj surprize, që ngjan si një film me metrazh të shkurtër është bërë virale nga vet Elita, e cila e ka potuar në profilin e saj në Instagram.

?Jam shumë krenare për ty dhe të dua shumë gjithashtu?, shkruan Elita krahas videos.





Lajmet e fundit nga