web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Arrest shtëpie” për Saimir Tahirin/ Reagon Lulzim Basha

12 Maj 2018, 18:58, Aktualitet CNA

Pasi Gjykata për Krimet e Rënda vendosi sot masën e sigurisë ?arrest shtëpie? për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar kreu i Partisë Demokartike Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se masa e siguisë e marrë sot për Tahirin është pjesë e vazhdimësisë së lojës Kryeministër-Ish ministër.

Më tej Basha shkruan se kjo është një gënjeshtër që u thuhet shqiptarëve, ndërsa vijoi duke thënë se ai nuk ka për tu burgosur kurrë pasi mbrohet nga Edi Rama.

Postimi i plotë:

Loja Rama ?Tahiri vazhdon.

Arresti i shtëpisë i Saimir Tahirit nuk është vendim i drejtësisë, por vendim politik i Edi Ramës. Ky është dorëzimi i kontrolluar që paralajmëruam vetëm 3 ditë më parë, pjesë e paktit mafioz Rama-Tahiri.

Saimir Tahiri duhet të ishte sot në qeli dhe jo në arrest shtëpie. Qeveri partnere kanë sjellë javët e fundit të tjera prova që rikonfirmojnë se Saimir Tahiri ishte pjesë aktive e organizatës kriminale të Habilajve për trafikun e drogës.

Arresti i shtëpisë për Saimir Tahirin është mashtrimi i rradhës i Edi Ramës ndaj shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Kjo është po kështu prova se lëvizjet e paligjshme në prokurori kanë për qëllim mbylljen e dosjes Tahiri.

Tahiri nuk burgoset dhe as nuk dënohet sepse e mbron dhe e ruan Rama. Sepse Tahiri dhe Rama janë një. /CNA.al





Lajmet e fundit nga