web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vettingu “terrorizon” fëmijët e prokurorëve dhe gjyqtarëve?/ Reagon KPK

9 Maj 2018, 09:23, Aktualitet CNA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka reaguar pas disa lajmeve që qarkulluan në media se fëmijët e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë qenë subjekt i rivleresimit, janë kontrolluar si fizikisht si dhe për jetesën që bëjnë.
Në një deklaratë për mediat, KPK i cilëson sit ë pavërteta këto deklarata, ndërsa thekson se ?ky organ kushtetues nuk është ndërmarrë asnjëherë kontroll fizik për veshjet e fëmijëve të subjekteve të rivlerësimit dhe as nuk janë pyetur në lidhje me jetesën e tyre?.

Deklarata e plotë:

Duke marrë shkas nga disa lajme të pavërteta të publikuara në media, mbi kontrollin fizik të fëmijëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dëshiron të sqarojë opinionin publik, por edhe vetë subjektet e rivlerësimit:

Nga ky organ kushtetues nuk është ndërmarrë asnjëherë kontroll fizik për veshjet e fëmijëve të subjekteve të rivlerësimit dhe as nuk janë pyetur në lidhje me jetesën e tyre.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit funksionon në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionit përkatës, duke e zbatuar rigorozisht atë.

Në këtë kuadër, me përgjegjësi të plotë garantojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka cenuar dhe nuk do të cenojë asnjëherë të drejtat e njeriut dhe, aq më tepër, të drejtat e fëmijëve.
Mediat janë partneri ynë kryesor në respekt të transparencës dhe informimit me korrektësi e vërtetësi të publikut dhe çdo keqinformim do të ndikonte në besueshmërinë e një procesi jetik për Shqipërinë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbetet i angazhuar për të ushtruar me paanshmëri, profesionalizëm dhe gjithnjë në respekt të ligjit funksionet e tij, me qëllim kryesor rikthimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga