web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tronditet Universiteti i Elbasanit/ Ndëshkohen pedagogët e arrestuar

9 Maj 2018, 07:41, Aktualitet CNA

Universiteti ?Aleksandër Xhuvani? në Elbasan ka marrë vendimin për pezullimin nga detyra të dekanit të Fakultetit të Shkencave Humane, shefes së departamentit të gazetarisë dhe 1 pedagogeje, pas arrestimit të tyre për korrupsion.
Pas akuzave për korrupsion, tre zyrtarët, ashtu si dhe 3 sekserë e një student, u arrestuan si pjesë e operacionit të koduar ?Dekani?.
Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan u finalizua me sukses operacioni ?Dekani?.

Në kuadër të këtij operacioni pas një hetimi disa mujor me metoda speciale u bë e mundur arrestimi i shtetasve:
1- Albert Riska,55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin ?Aleksandër Xhuvani? , Elbasan.
2- Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin ?Aleksandër Xhuvani?,Elbasan.
3- Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin ?Aleksandër Xhuvani? , Elbasan.
4- Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.
5- Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.
6- Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.
7- Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.

Arrestimi i tyre u krye në zbatim të vendimit nr.315, datë 08.05.2018, të Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, e cila ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprën penale të parashikuara nga neni 245/1/2 dhe 259, i Kodit Penal, ?Ushtrimi i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike? dhe ?Korrupsioni Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike?.
Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin ?Aleksandër Xhuvani? Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve.





Lajmet e fundit nga