web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestimet në Universitetin e Elbasanit/ CNA.al e denoncoi kohë më parë

9 Maj 2018, 09:08, Aktualitet CNA

Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, shefja e departamentit të gazetarisë dhe 1 pedagoge në Universitetin ?Aleksandër Xhuvani? të Elbasanit janë arrestuar nga policia mbrëmjen e kaluar, ndërsa në pranga kanë rënë edhe 3 sekserë e 1 student, të gjithë të akuzuar për korrupsion.

Skandalet e korrupsioni në Universitetin e Elbasanit është denoncuar kohë më parë në disa shkrime të CNA.al (CityNews Albania).

Në një shkrim ekskluziv me titull ?Skandali- ?Dy lopë një diplomë? në Universitetin e Elbasanit/Sekserët e universiteteve të pangopur me para?, të publikuar me 14 tetor tetor 2017, CNA.al denoncoi korrupsionin në universitetet publike, ku ?Diploma ose më saktë, provimi diplomës, ka vajtur 1200 deri 1500 euro, dhe kjo nuk varet nga aftësia e studentit si e ka përvetësuar lëndën ose leksionin e kopjuar në faqet e internetit, por nga tekat dhe përkëdhelitë e pedagogut. Madje ky i fundit ka arritur deri atje sa të mos pyesë fare as për dekanin dhe as për frikën e Rektorit dhe ligjit.?.

CNA.al denoncoi dhe faktin sesi një studenti nga Prrenjasi, pedagogu i kishte kërkuar diçka të paimagjinueshme ?shko shit 2 lopët dhe e ke të marrë provimin dhe notën që kërkon?.

Skandali- ?Dy lopë një diplomë? në Universitetin e Elbasanit/Sekserët e universiteteve të pangopur me para

Po ashtu në një tjetër denoncim të CNA.al të publikuar me 30 tetor 2017 denoncoi dhënien e diplomave false në Universitetin e Elbasanit. CAN.al zbardhi hetimet e prokurorisë për një rrjet të dhënies së diplomave false, ku ndër të tjera thuhet ?mendohet se prej vitesh ka një rrjet të zgjeruar fallcifikatorësh diplomash  dhe sekserësh që merren me ?peshkimin? e personave që duan të marrin një diplomë të një prej fakulteteve pa ardhur asnjë ditë në shkollë kundrejt një pagese të majme.

Skandali në fjalë flet për diploma fallco, me firmë e vulë dekani dhe rektori dhe datojnë qysh para shumë vitesh kundrejt  pagesave të majme. Sipas të njëjtave burime hetimore ?skandali është zbuluar ndoshta fare rastësisht kur në disa raste zyrat e pranimit dhe  evidentimit të CV në institucionet e shtetit, kanë zbuluar  se personat që aplikonin për vende pune kishin dëftesa dhe diploma të dyshimta?.

Kush e mbulon skandalin e diplomave fallco në Universitetin e Elbasanit?/Prokuroria nis hetimet intensive

Ndërsa, me 24 nëntor 2017, në një shkrim të publikuar nga CNA.al është denoncuar rektori i këtij universiteti për rekrutime korruptive. Në shkrim theksohej se rekrutimet e padagogëve të rinj janë bërë, duke mos zbatuar as kriteret, as rregulloret e  institucionit, madje as mesatarja e vendosur si kriter nga Ministria e Arsimit.

Rekrutime korruptive në Universitetin e Elbasanit

 





Lajmet e fundit nga