web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U nda nga babai i Gabrielit por shihni çfarë i thotë Hueyda të birit

9 Maj 2018, 09:10, Lifestyle CNA

Hueyda El Saied është një nga personazhet e njohura, e cila së fundmi ka qenë shumë e komentuar pas ndarjes me bashkëshortin e saj, me të cilin ka edhe një djalë të vogël që quhet Gabriel.

Ajo i habiti të gjithë teksa e ftuar në një emision përpara disa muajsh pranoi publikisht se arsyeja e ndarjes nga bashkëshorti ishte pasi  ai e kishte tradhëtuar. Që prej asaj kohe ajo ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale ku ka ndarë shpesh momente nga jeta e saj.

Ditën e sotme Hueyda ka emocionuar ndjekësit me një shkrim  special që ka bërë për djalin e saj të vogël Gabriel, ku ka treguar se pavarësisht vështirësive që ka kaluar, ai mbetet gjëja më e bukur dhe e veçantë që i ka ndodhur në jetë.

?Gjithnjë kam menduar që ne jemi ato çfarë nuk kemi mundur të realizojmë (takime, qëllime, dëshira?) Ndoshta është kjo arsyeja e cila më shtyn të bëj shumë gjëra. Uroj që kur të jem e moshuar të kem sa më pak pengje. Ka pak më shumë se 3 vjet ?krijova? këtë çunin e bukur i cili më bëri të kuptoj që një jetë pozitive mbështetet në dy gjëra: e para në kuptimin që i japim ekzistencës sonë (Gabrieli është me kuptimploti për mua) dhe e dyta nga ata që rrethohemi nga afër (familja ime e gjakut por dhe ajo e zemrës, miqtë e mi)??, ka shkruar poshtë fotos ku shfaqet djali i saj.





Lajmet e fundit nga