web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mamaja e Khloe flet për herë të parë pas tradhëtisë që ndodhi/ I mbushen sytë me lot

4 Maj 2018, 20:40, Lifestyle CNA

Mbrëmjen e djeshme Kris Jenner ishte e ftuar në emisionin ?The Ellen Show ? nga Ellen DeGeneres, ku foli hapur për skandalin e tmerrshëm të tradhtisë së Khloe Kardashian nga partneri i saj Tristan Thompsan.

Kris mezi i mbajti lotët kur i është dashur që të flasë rreth kësaj historie në të cilën protagoniste ishte e bija.

?Khloe është e mrekullueshme! Unë jam shumë krenare për atë fëmijë. Jam zënë ngushtë pasi ajo është një nënë shumë e mirë dhe seriozisht kjo më emocionon shumë?, tha Kris me lot në sy.

Ajo gjatë rrëfimit të saj tregoi se i ka qëndruar afër së bijës për ta kaluar këtë situatë të vështirë që i ndodhi në jetën e saj. Gjithashtu Kris tha se Khloe aktualisht i është përkushtuar tërësisht rritjes së vajzës së saj të sapoardhur në jetë dhe ndihet shumë e ngazëllyer për këtë.

Gjatë bisedës Kris rrëfeu se ajo dhe vajzat e saj po e mbështetin në maksimun Khloe-n për të përballuar këtë situatë.

?Unë jam dhe do të jem një mbështetje për fëmijët e mi, çfarëdolloj gjëje që të ndodhë. Unë thjesht bëj më të mirën time, ashtu siç do bënte çdo nënë në vendin tim.? , u shpreh Kris duke u munduar të mbante lotët.





Lajmet e fundit nga