web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministri serb kërcënon Francën për Serbinë

26 Prill 2018, 16:57, Aktualitet CNA

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i është kundërpërgjigjur raportimeve se Franca do të dërgojë notë proteste ndaj çdo shteti i cili eventualisht do ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës në të ardhmen.

?Kjo mua më duket e pamundur?, deklaroi sot ai.

Madje Daçiç tha se Serbia është përballur, sipas tij: me problemin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës tash e disa vite, mirëpo përsëri shteti i tij do të vazhdojë politikat e njëjta, transmeton “Lajmi.net”.

?Askush nuk mund të na frikësojë duke na bërë shantazh. Ne do të vazhdojmë t?u tregojmë të gjithëve që në rastin e Kosovës kemi të bëjmë me shkëputje dhe separatizëm, të cilat janë kundër ligjeve ndërkombëtare. Serbia nuk do ta njohë këtë shtet falso?, shtoi Daçiç.

Ai ripërsëriti deklaratat e tij se diplomacia serbe do të “korrë” suksese në uljen e numrit të shteteve të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

?Kjo do të ngjallë shumë reagime tek ata që mendojnë se kjo çështje është mbyllur dhe është një proces i pakthyeshëm, por ata do e shohin se kjo çështje do të kthehet përsëri prapa?, përfundoi Daçiç.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme mediat serbe duke cituar deklaratat e Daçiçit se një shtet i BE-së do të dërgojë notë proteste ndaj çdo vendi që tërheq njohjen e Kosovës, raportuan se shteti në fjalë ishte Franca, me paralajmërime se edhe Britania e Madhe ka tendencë të veprojë njëjtë.





Lajmet e fundit nga