Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Andrea Nahles është femra e parë që në historinë 153-vjeçare zgjodh kryetare e Partisë Socialdemokrate (SPD). Por Andrea Nahles fitoi vetëm 66,35% të votave.
Pas rezultateve më të dobëta në historinë e Partisë Socialdemokrate, që nga viti 1933, kryetari i mëparshëm i SPD Martin Schulz ishte nën presion të partisë de opinionit. Fillimisht vendosi të mos futet në koalicion me CDU/CSU dhe kancelaren Merkel. Por më vonë udhëhoqi negociatat me Merkelin dhe vendosi të marrë postin e ministrit të Jashtëm. Ndërsa nga kreu i partisë u tërhoq dhe propozoi Andrea Nahlesin si pasardhëse. Por vetëm disa ditë pas këtij vendimi, në janar, Schulz u detyrua të tërhiqet edhe nga kandidatura për postin e ministrit të Jashtëm. Ndaj Andrea Nahles ishte jozyrtarish drejtuese e SPD, ndonëse jo edhe kryetare. Në kongresin e zhvilluar në Wisbaden, ajo edhe zyrtariht mori këtë post.
Kryetarja e re e SPD Andrea Nahles fitoi vetëm 66,35% të votave, që është shumë më pak se ish-kryetari Schulz i cili në fillim të vitit të kaluar kishte fituar gati të gjitha votat e Kongresit. 47-vjeçarja Nahles fitoi në konkurrencë me kandidaten Simone Lange, kryetare e bashkisë në Flensburg.
Kush është Andrea Nahles?
Andrea Nahles ka qenë në përbërjen e kaluar të Bundestagut drejtuese e grupit parlamentar në Bundestagun gjerman dhe njihet si një politikane e fuqishme, me vendime të prera. Në kohën e negociatave për koalicionin e tanishëm me partitë e Unionit, pas dështimit të negociatave me liberalët dhe ekologjistët, Nahles është dëshmuar si një negociatore shumë e fuqishme dhe e prerë ndaj kancelares Merkel. Pas tërheqjes së Schulzit në janar të këtij viti, ajo ishte në fakt drejtuesja e SPD, por kryetare zyrtare u zgjodh tani. Nahles ishte edhe hallka kryesore e cila ka bindur anëtarët e SPD që të votojnë për futjen në koalicionin e tanishëm. Nahles apelon gjithmonë tek SPD që të jenë të vetëdijshëm dhe të mbrojnë me ngulm qëndrimet e tyre.
Socialdemokrate me bindje
Andrea Nahles ka lindur me 1970 në Eife, në një familje punëtorësh. Babai i saj ishte murator. Ajo është e njohur kaherë si një mbështetëse e krahut të majtë në parti. Me 1995 ajo është zgjedhur kryetare e rinisë socialdemokrate dhe në atë kohë ishte shumë më e afërt me qëndrimet e Oskar Lafontaine sesa të ish-kancelarit Gerhard Schröder, i cili në këtë post është zgjedhur në vitin 1998. Në vitin 2009 Nahles është zgjedhur anëtare e kryesisë dhe sekretare e përgjithshme e SPD. Me 2013 mori postin e ministres për Punë dhe çështje Sociale. Për punën e saj respektohej nga të gjithë në parti, por edhe tek partitë e Unioniot shumë shpejt fitoi bindjen e një politika të besueshme.
Fillimi i ri?
Pas rezultateve shumë të dobëta në zgjedhjet e fundit, Nahles tani duhet të organizojë një fillim të ri të partisë. Pjesë e këtij riorientimi mund të jetë edhe zhvendosja e partisë në të majtë, që mund të jetë vendimtare për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen më së largu në vitin 2021. Në pyetjen pas përfundimit të gjimnazit se çfarë do të bëhet, ajo është përgjigjur: “Amvise ose kancelare!”/DW
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, k...
Deklarata e presidentit francez, Macron se nuk ka zgjerim me...
Shumë nga tensionet në Ballkanin Perëndimor mund të kapërceh...
Një vajzë e komunitetit rom vetëm 15 vjeçe ka sjellë në jetë...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në shpellën e...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Djegia e një fabrike riciklimi në Kashar mëngjesin e sotëm, ...
Drejtor i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, ...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Endira...
Përmirësimi i kushteve të motit u ka dhënë mundësi anijeve t...
Avokati Altin Goxhaj, njëherësh anëtar i Shoqërisë Civile, k...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me sulmet ndaj qeve...
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev shprehu besimin se ven...
Eurodeputeti dhe anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të...
Në një prononcim për “Zërin e Amerikës”, anëtari të Gjykatës...
Nga Denis DyrnjajaTani është konturuar qartë se Partia Demok...
Emri i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gj...
Pjesë e axhendës së takimeve të Ministrit të Bujqësisë dhe ...
Kryeministri Edi Rama e ka uruar mirëmëngjes me një video ng...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka lëshuar alarmin se jeta e ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...