Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Pas përfundimit të protestës së sotme të opozitës, analisti Andi Bushati në një opinion të botuar në Lapsi.al, shkruan se dhuna është e vetmja zgjidhje.
Bushati shkruan se ndaj kësaj dhune, që dirigjohet nga tepsia e mbetur e pushtetit në një dorë të vetme duhet reaguar.
?Tani pyetja që shtrohet është: si mund të zmbrapset Edi Rama, me fjalimet poetike të Bujar Asqeriut, apo me shkopat dhe gurët e ?vandalëve? kuksianë.
Vetëm me dy shembujt e fundit Rama na e ka dhënë përgjigjen e kësaj dileme. Ai dhe grupi i oligarkëve më të cilët ndan paratë, nuk pyesin për kritikat racionale dhe zërat e arsyeshëm.?- shkruan Bushati.
Nga Andi Bushati
*Falangat e Edi Ramës janë hedhur në një kryqëzatë të dirigjuar për të denoncuar dhunën që disa segmente ende të vogla të shoqërisë po ushtrojnë kundër policisë, rrugëve të përbashkta dhe pronave të oligarkëve, me të cilët po qeveris kryeministri.
Dua të jem i qartë që në fillim.
Sipas meje kjo është thjeshtë vetëmbrojtje. Dhuna është tjetër gjë. Dhunë është ajo që po ushtron pushteti. Dhunë është që pronat publike, trojet pa pronarë të ndërtimit, inceneratorët për djegjen e plehrave, pallatet tek Teatri Kombëtar dhe kulla tek stadiumi i falen oligarkëve që ndajnë paratë me pushtetin. Dhunë është kur për koncesionin e Check Upit shtohen pa nevojë paratë megjithëse në spitale nuk ka fonde për të sjellë mjekimin e kimioterapisë. Dhunë është kur një anonim i panjohur mik i ministrit, fiton koncesionin e pajisjeve mjeksore, që sot kirurgëve i thyen në duar. Dhunë është kur votat rrëmbehen me premtimin zero ndërtime dhe pastaj shpik qindra mashtrime vetëm për të mbushur xhepat me paratë e kullaxhinjve.
Pikërisht ndaj kësaj dhune, që dirigjohet nga tepsia e mbetur në një dorë të vetme duhet reaguar.
Ditët e fundit ne jemi ndeshur me dy lloj reagimesh.
I pari ishte ai i aktorëve të Teatrit Kombëtar. Ata u përballën me urdhërin për t?I nxjerrë për leckash nga godina, sepse aty duhej të ngriheshin gjashtë kulla mbi pronë publike. Me pathosin, edukatën, naivitetin dhe lirizmin që i karakterizon, këta artistë nisën të protestojnë. Por, as ditirmabet epike të Bujar Asqeriut, as racionaliteti serioz i Robert Ndrenikës, nuk patën asnjë efekt. Pa pyetur për zërin e tyre, madje duke i ndërprerë edhe publikisht fjalën Ndrenikës, Rama i mblodhi në kryeministri aktorët për t?u përplasur në fytyrë mandatën: ?Gërmadha juaj do të shembet?. Natyrisht si gjithnjë me një projekt të miratuar vetëm nga ai dhe me një firmë ndërtuese që do t?i dhurohet tokë publike pa garë dhe tender.
Ashtu si me aktorët, Edi Rama mendoi të sillej edhe me kuksianët. Ai organizoi një tender banditesk, ku u zhduk sa hap e mbyll sytë fituesi i vendit të parë (më pas nën rrogoz u përdor një argument ergoganesk, se fituesit ishin gylenistë). Më pas ai nxitoi të vinte traun që në xhepat e konsesionarit të futeshin me urgjencë eurot e trafikut që vjen bashkë me stinën e verën. Dhe aq arrogant e mospërfillës ishte ky tra, sa që privati të mos harxhonte para për ndërtimin e shumë pikave, u caktua një taksë e njëjtë si për, atë që bënte rrugën Tiranë ? Prishtinë, si për atë që duhet të bënte vetëm pak KM për të shpënë fëmijën në spital.
Kështu ishte kjo histori arrogance pushteti që nuk përfilli askënd tjetër përpos interesave të Ramës dhe koncesionarit. Kundër kësaj u ngritën kuksianët. Ata reaguan radikalisht, thyen traun, krisën xhamat, shkrumbuan kompjuterat dhe e rrëzuan barrierrën oligarkike që kërkonte tu merrte frymën.
Me sa duket kishin të drejtë.
Po të gjykosh nga justifikimet e sotme të kryeministrit del se po. Ai kërkoi ndjesë disa herë. Ai tha se qeveria kishte gabuar që nuk kishte bërë punën e duhur sqaruese. Ai filloi të flasë për klauzola kontrate që lehtësojnë banorët dhe ideja se kuksianët do të diskriminohen pozitivisht për taksën e rrugës, po gjen gjithnjë e më shumë mbështetës edhe brenda mazhorancës (madje bashkë me të si bonus u dha dhe hapja e aeroportit që mbetet i kyçur prej vitesh).
Tani pyetja që shtrohet është: si mund të zmbrapset Edi Rama, me fjalimet poetike të Bujar Asqeriut, apo me shkopat dhe gurët e ?vandalëve? kuksianë.
Vetëm me dy shembujt e fundit Rama na e ka dhënë përgjigjen e kësaj dileme. Ai dhe grupi i oligarkëve më të cilët ndan paratë, nuk pyesin për kritikat racionale dhe zërat e arsyeshëm. Ata tërhiqen vetëm para asaj që kanë filluar t?a etiketojnë si dhunë, megjithëse nuk është gjë tjetër veçse vetmbrojjte e thjeshtë ndaj dhunës sistematike që po ushtrojnë prej pesë vitesh./ CNA.al
Duhet të ishte një seancë e qetë dhe pa kokëçarje për mazhor...
Opozita ka zhvilluar sot një protestë, të cilën e ka cilësua...
Protesta e opozitës, e cila ishte paralajmëruar të përfundon...
Aksioni i sotëm i opozitës me Lulzim Bashën në krye, ndjekur...
Sot fillon aksioni i opozitës për mosbindje civile, pas ngja...
Teksa ka renditur arsyet se përse opozita ka organizuar këtë...
Mosbindja civile duket se është konceptuar nga opozita me bl...
Opozita e akuzon kryeministrin Edi Rama se ka kapur sistemin...
Opozita ka dalë hapur në mbështetje të protestave qytetare d...
Kryetari i Partisë Demokratike, nga Vora ka hedhur të tjera ...
Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka komentuar protestën e Opozi...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm...
Ngjarjet e fundit në Kukës pas protestës së dhunshme kundër ...
Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita ka nisur sot protest...
Ndërkohë që opozita është derdhur në rrugë me moton e mosbin...
Mosbindja civile në Bradashesh ka vijuar me ndezjen e gomave...
GOLGOTHAJA, VENDI KU E KRYQËZUAN KRISHTI NË QYTETIN JERUSALE...
Ndërkohë që rreth orës 10:00 pritet të fillojë protesta e op...
Pas ngjarjeve të ditëve të fundit në Kukës, opozita ka dalë ...
Paraditja mbetet me kthjellime e vranësira të shpeshta ndërs...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...