Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
GOLGOTHAJA, VENDI KU E KRYQËZUAN KRISHTI NË QYTETIN JERUSALEM, SOT KISHA E NGJALLES.
Sa herë që dëgjojmë të flitet për kryqin, mendja të shkon menjëherë te Krishti i kryqëzuar. Kryqi ishte një simbol i lashtë pagan përkushtuar diellit, por, si mjet torture, u përdor nga persët, të cilët sunduan botën (550-330 prK.). Ata shquheshin për sjelljen e tyre çnjerëzore dhe i dënonin armiqtë me kryqëzim duke iu lidhur duart në tra dhe kështu i linin të vdisnin nga asfiksia për shumë ditë përballë kushteve atmosferike. Më vonë, këtë mjet të frikshëm torture e morën romakët. Sipas një legjende, Roma u themelua më 753 para Krishtit dhe përfundoi më 476 pas Krishtit. Perandoria Romake, që sundoi gjithë Mesdheun, ishte gjakësore dhe sundoi me hekur popujt, por romakët u treguan më ?njerëzorë? se persët, sepse i gozhdonin duart dhe këmbët e të kryqëzuarve në drurin e kryqit dhe, për të mbaruar më shpejt agoninë e të kryqëzuarit që zgjaste tri ditë, ndonjëherë u thyenin kërcinjtë e këmbëve duke e bërë më të shpejtë vdekjen në kryq. Vdekja në kryq ishte caktuar nga romakët vetëm për skllevërit dhe kriminelët paganë, kurse shtetasit romakë dënoheshim me prerje koke për rebelimin dhe krimet e tyre.
Edhe Krishti, Mbret i judenjve, u dënua të vdiste në këtë mënyrë çnjerëzore edhe çnderuese në moshën 33-vjeçare në vitin 786 pas krijimit të Romës.
Pavarësisht nga vendimi që u mor për kryqëzimin e Krishtit, Ai nuk e meritonte atë vdekje, sepse nuk kishte bërë asnjë faj. Këtë e dëshmojnë edhe armiqtë e tij, akuzuesit judenj, si na jepet në ungjill: ?Judenjtë u përgjigjën duke thënë: Ne nuk të vrasim me gurë për asnjë vepër të keqe, po për blasfemi dhe sepse ti, duke qenë njeri, e bën veten Perëndi?(Joan 10:33). Por mbreti vasal i Romës, Herodi, edhe Pilati, gurvernator i Romës (26-36 ps. Kr.), i cili dha urdhër për kryqëzimin e Krishtit, nuk gjetën tek Ai asnjë faj. Vetë ai i thotë krerëve të judenjve: ?Ju më prutë këtë njeri si çoroditës të popullit; dhe ja unë, pasi e hetova para jush, nuk kam gjetur tek ai asnjë nga fajet për të cilat ju e paditni, dhe as Herodi, sepse na e ktheu përsëri te ne; në fakt ai s’ka bërë asgjë që të meritojë vdekjen? (Luka 23:14-15).
Por përse Krishti duhej të vdiste i kryqëzuar ?
Ai, në fakt, i mësonte dishepujt e vet dhe u thoshte atyre: ?E dini që pas dy ditësh është Pashka dhe i Biri i njeriut tradhëtohet për t`u kryqëzuar? ( Mateu 26:2) Kryqëzimi i Krishtit fsheh brenda vetes një mister të madh, të cilin është nevojshme që çdo njeri, që e jeton këtë jetë të përkohshme, duhet ta mësojë.
Njerëzit, si një qenie jo vetëm fizike, por edhe mendore, duhet të arsyetojnë se asgjë e krijuar nuk vjen nga asgjëja, por është pasojë e një shkaku. Shkaku primar i krijimit duhet të jetë përtej çdo gjëje të krijuar dhe përtej vetë njeriut, i cili gjendet si krijesë brenda krijesës. Ky shkak primar duhet dhe është patjetër një Qenie super inteligjente dhe e gjithëpushteshme dhe, pavarësisht nga emrat e ndryshëm që mund t?i kenë vënë njerëzit, në thelb quhet Perëndi (Krijues), Zot (zotërues). Në Krishterim, kjo Qenie Hyjnore, trashendente, frymore, e palëndshme, e përjetshme, pa fillim edhe mbarim, e panxënë, e pakufizuar nga asgjë e krijuar, e kudondodhur, e pandryshueshme, e tërëfuqishme, e gjithëditur, e shenjtë, e drejtë, e gjithëmirë, është në tri persona (hipostaza): Ati i pafillim , Fjala-Biri i lindur prej Atit përpara gjithë jetëve dhe Shpirti i Shenjtë që buron prej Atit me një burim të përjetshëm, ose ndryshe emërtohet Trinia e Shenjtë.
Sipas doktrinës së krishterë, Ati, Perëndi, i krijoi të gjitha gjërat nga asgjëja nëpërmjet Birit, Fjalës së Tij, dhe me anën e Shpirtit të Shenjtë që i përmbush krijesat me frymë jete. Nga të gjitha krijesat tokësore, Ai rezervoi mëshirë të veçantë dhe përkujdesje për racën njerëzore. Njeriu, ndryshe nga kafshët, u krijua me shpirt të arsyeshëm sipas ikonës së Fjalës, Birit që është ikona e pakrijuar e Atit Perëndi. Njeriu u krijua i lirë dhe, për të përmbushur lirinë e tij, iu dha një ligj i thjeshtë dhe natyror: ?Ha lirisht nga çdo pemë, por mos ha nga pema e së mirës dhe e së keqes, se me siguri ke për të vdekur? (Zanafilla 2:10). Njeriu, fatkeqësisht, e keqpërdori lirinë dhe i gënjyer prej djallit, hëngri frytin e ndaluar duke marrë mbi vete mallkimin e ?pemës të së mirës edhe të së keqes? dhe, duke i sjellë vetes së tij dhe gjithë gjinisë njerëzore, mëkatin me pasojë vdekjen.
Në këtë situatë, njerëzimi e kishte të pamundur të shpëtonte me fuqinë e tij nga mallkimi dhe pasojat e mëkatit që janë vdekja e shpirtit në Had (bota e të vdekurve), edhe e trupit në varr. Mëkati është një borxh që mund të lahet vetëm me gjak:?Sepse jeta e mishit është në gjak. Prandaj ju kam urdhëruar ta vini mbi altar për të bërë shlyerjen për jetën tuaj, sepse është gjaku që bën shlyerjen e fajit për jetën.?( Levetiku 17:11) Këtu nuk bëhet fjalë për gjak kafshësh, por për një gjak të pastër njerëzor, të cilin njeriu nga vetvetja nuk mund ta kishte sepse të gjithë lindin në mëkatin fillestar të Adamit ose në mëkatin stërgjyshor, ashtu si thuhet: ?Në mëkat më lindi nëna ime?(Psalmi 50). Prandaj, një nga të dyja duhej të bëhej, ose njeriu të mbetej përjetë mëkatar, duke u bërë gjithnjë e më shumë i ngjashëm me djallin edhe përjetësisht i ndarë nga Zoti, ose vetë Perëndia duhej ta shpëtonte.
Por si do të bëhej kjo, sepse vërtet në thelbin e esencës hyjnore, Perëndia është dashuri që kërkon ta falë dhe ta shpëtojë njeriun, por shenjtëria dhe drejtësia e Perëndisë kërkon ndëshkimin e mëkatit dhe të mëkatarit. Askush tjetër, as engjëll apo njeri nuk mund ta bënte këtë shpëtim, përveç Fjalës, Birit të Perëndisë që e shikon njeriun si ikona e tij e prishur.Fjala, Biri i Perëndisë bashkoi në Veten e Tij dashurinë dhe drejtësinë e Perëndisë, duke ofruar gjakun e Tij si shpagim të mëkateve tona, duke sakrifikuar jetën e tij me vdekje vullnetare. Për këtë ai mori trup të vdekshëm si trupi ynë, por pa mëkat, sepse lindi si Biri i Njeriut, Jisu Krishti, nga një Virgjëreshë e papërlyer dhe pa farë burri (Adami) dhe kjo u bë nga vullneti i Atit me anë të Shpirtit të Shenjtë. Kështu, duke ia dorëzuar vdekjes, trupin që kishte marrë, si një ofertë të barasvlefshme dhe sakrificë të panjollshme, Ai arriti ta zhdukte vdekjen që i kanosej vëllezërve të Tij njerëzorë, ashtu siç thotë apostull Pavli: ?Sepse i duhej atij, për të cilin dhe nëpërmjet të cilit janë të gjitha, duke çuar shumë bij në lavdi, ta bënte të përsosur me anë të vuajtjeve realizuesin e shpëtimit të tyre. Sepse ai që shenjtëron dhe ata që shenjtërohen, janë të gjithë prej njërit; prandaj as nuk turpërohet t’i quajë vëllezër?(Hebrenjve 2:8-11).
Shën Athanasi i Madh i Aleksandrisë (295-373) në librin “Mishërimi i Fjalës” thotë : ?Nëse ndonjë njeri i ndershëm dëshiron të dijë se përse Zoti e vuajti vdekjen në kryq dhe jo në ndonjë formë tjetër, ne i përgjigjemi kështu: asnjë formë tjetër nuk ishte kaq e vlefshme për ne, sepse Zoti ofroi atë vdekje, që ishte më e mira për hirin tonë”. Ai erdhi për të mbajtur mbi vete mallkimin tonë, ndaj si mund të ?bëhej mallkim?, përveçse duke pranuar vdekjen e mallkuar? Dhe kjo vdekje ishte kryqi, sepse është shkruar: ?I mallkuar është kushdo që varet në dru? (Galatasve 3:23). Vdekja e Zotit është shpengimi që paguhet për të gjithë, me anë të të cilit ?muri i ndarjes? shembet dhe paganët thirren. Si do të na thërriste Ai, nëse nuk do të kryqëzohej, kur e dimë që është pikërisht kryqi, vendi ku njeriu vdes me krahët e shtrirë gjerë e gjatë? Edhe një herë shohim sesa e denjë është vdekja e Tij dhe krahët e Tij të shtrirë: me njërin Ai afronte pranë vetes popullin e Tij të lashtë, kurse me tjetrin tërë paganët, duke i bashkuar të dyja palët pranë vetes së Tij. Kështu Ai paratha formën e vdekjes së Tij shpenguese: ?Dhe Unë, kur të jem ngritur lart nga toka, do t?i tërheq të tërë tek Unë?(Joan 12:32). Ai na mbajti në trupin e Tij, në atë trup që Ai ia ofroi vdekjes për të gjithë ne dhe që më pas, me anën e tij, shtroi udhën drejt qiellit.
Kush e kryqëzoi Krishtin?
Kjo është një pyetje tjetër, e rëndësishme sa e mëparshmja. Mendja menjëherë do të na shkojë te judenjtë mosmirënjohës dhe te krerët e tyre, priftërinjtë plot smirë si: Kajafa, Ana, pushtetarët e kohës si Herodi gjakësor dhe Pilati i padrejtë së bashku me ushtarët romakë. Por, meqenëse Krishti mori gjithë njerëzimin në veten e Tij duke vuajtur vullnetarisht në kryq për shpengimin e mëkateve të të gjithë njerëzve të çdo kohe, kështu ata që e kryqëzuan janë të gjithë njerëzit.
Ja më hollësisht:-Krishti u sha, ngaqë neve na pëlqen të na bëjnë lajka. -U pështy, sepse neve na pëlqejnë nderet.
-U torturua, ngaqë u skllavëruam në kënaqësinë e trupit. -Mbreti i qiellit dhe i dheut u kurorëzua me gjemba, shprehje e krenarisë sonë dhe e mallkimit që mori bota nga mëkati i njeriut: ?Dhe toka do të jetë e mallkuar ?ajo do të prodhojë gjemba dhe bimë gjembore? (Zanafilla 3-18).-Ai që vesh qiellin me re, pranoi rrobën e kuqe të talljes, simbol të mëkateve tona ashtu siç thuhet te profeti Isaia: ?Sikur mëkatet tuaja të jenë të kuqe si gjaku, do të bëhen të bardha si bora?.-Ai që sundon gjithësinë me skeptër të fuqishëm, mban në dorë kallamin, simbol i egoizmit dhe i dobësisë sonë. -Shfaqet me duar të lidhura, simbol i rebelimit tonë, që nuk e lejon Perëndinë të na përqafojë dhe të na ndihmojë. -Shfaqet me trupin me plagë për shkak të vuajtjeve që pranoi për të shlyer mëkatet dhe pasionet tona mishore. -Piu vrer, ngaqë u skllavëruam në kënaqësinë e shijes.-Heshta ja shpoj zemrën nga ku doli gjak edhe uji për të shëruar urejtjen e zemrës tonë-Ai që ishte bekim, shfaqet i gozhduar në drurin e kryqit duke mbajtur ligësinë dhe inatin e njerëzve, por edhe mallkimin e Perëndisë për mëkatet tona. Krishti, duke e marrë vullnetarisht mbi vete mallkimin, egoizmin, krenarinë, rebelimin, paudhësinë, tradhtinë, kurvërinë, perversionin, lakminë që është idhujtari edhe na dha mundësi shpëtimi.
Për të gjitha këto bamirësi hyjnore kishin folur profetët para Krishtit, si profeti Isaia, i cili profetizon për pësimin vullnetar të Krishtit 700 vjet para se këto të ndodhnin: “I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit, njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjes, i ngjashëm me dikë para të cilit fshihet fytyra, ishte përçmuar, dhe ne nuk e çmuam aspak. Megjithatë, Ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur. Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen, është mbi të, dhe për shkak të plagëve të tij ne jemi shëruar. Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet, dhe Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e gjithë neve. I keqtrajtuar dhe i përulur, nuk e hapi gojën. Si një qengj që e çojnë në thertore, si një dele e heshtur përpara atyre që e qethin, nuk e hapi gojën. Por i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të vuante. Duke ofruar jetën e tij si flijim për mëkatin, ai do të shikojë pasardhës, do të zgjasë ditët e tij, dhe vullneti i Zotit do të ketë mbarësi në duart e tij… Shërbëtori im do të bëjë të drejtë shumë veta, sepse do të marrë përsipër paudhësitë e tyre? (Isaia 53: 3-11).
Joani, nxënës i dashur i Jisuit, i cili e pa deri në fund flijimin e Krishtit në kryq, thotë: ?Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ato të të gjithë botës.? (1 Joani 23).
Këtë të vërtetë të madhe në mënyrë të thjeshtë edhe shumë origjinale ua mësonte njerëzve një murg i thjeshtë, i cili u ndante atyre që takonte një medaljon ku në një krah kishte Krishtin e kryqëzuar me pyetjen: ?Kush e kryqëzoi Krishtin?? dhe: ?Ktheje medaljonin nga krahu tjetër!?. Krahu tjetër ishte një pasqyrë ku secili shikonte fytyrën e tij, duke marrë përgjigjen e pyetjes.
Krishti në kryq është treguesi më unikal i dashurisë së Perëndisë për njeriun edhe pse ne njerëzit nuk e meritojmë, sepse jemi mëkatarë dhe armiq të Perëndisë: ?Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne. Shumë më tepër, pra, duke qenë tani të shfajësuar në gjakun e tij, do të shpëtojmë nga zemërimi me anë të tij. Në fakt, ndërsa ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij, akoma më shumë tani, që jemi pajtuar, do të shpëtohemi nëpërmjet jetës së tij?(Romakëve 5:8-10).
Krishti në kryq thoshte: ?O Atë, fali ata sepse nuk dinë se ç’bëjnë?(Luka 23:34) edhe Ai e vërtetoi këtë me faljen që u dha atyre ushtarëve që e kryqëzuan, por u penduan: ?Tani centurioni dhe ata që bashkë me të ruanin Jisuin, kur panë tërmetin dhe ngjarjet e tjera, u trembën shumë dhe thanë: ‘Me të vërtetë ky ishte Biri i Perëndisë!’?(Mateu 27:54). Krishti e fali hajdutin që u kryqëzua me të drejtë, por që u pendua për mëkatet e tij edhe i thirri “Zot, kujtohu për mua kur të vish në mbretërinë tënde”. Atëherë Jisui i tha: “Në të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë?(23:42-43). Ai fali Saulin (Pavli), i cili, nga padija, luftonte udhën e krishterë edhe të krishterët; por, kur ai kuptoi se kush ishte Krishti edhe vlera e kryqëzimit të Tij, thirri: ?Sa për mua, mos ndodhtë kurrë që të mburrem me tjetër gjë, veç për kryqin e Zotit tonë Jisu Krisht, për të cilin bota është kryqëzuar tek unë edhe unë te bota?(Galatasve 6:14). Krishti fali në breza me miliona njerëz që u penduan dhe e besuan si Zotin, shpëtimtarin e tyre, dhe e falënderuan për dashurinë e Tij flijuese në kryq për shpëtimin e tyre.
Fatkeqësisht, armiqtë e tij të papenduar përfunduan keq, kryepriftërinjtë Kajafa, Ana, të cilët nuk u penduan, por vazhduan përndjekjen edhe ndaj të krishterëve, u përpinë nga toka për së gjalli; Herodi vdiq i goditur nga një engjëll, edhe trupin ia hëngrën krimbat; Pilati u burgos në Romë nga Tiber Cezari, edhe u vra me një heshtë në sy, edhe judenjtë, edhe banorët e Jerusalemit, të papenduar, u dënuan në vitet 70 ps. Kr., kur legjionet romake, të udhëhequra nga gjeneral Titus, e shkatërruan Jerusalemin me zjarr dhe gjak dhe mijëra judenj u vranë, shumë u çuan si skllevër edhe për 2000 vjet Izraeli nuk ekzistonte si komb, por edhe shumë të tjerë në çdo komb edhe kohë që e urrejnë dhe e luftojnë pa shkak Krishtin, përfunduan tragjikisht edhe vdiqën në mëkatet e tyre, Krishti i kishte paralajmëruar: ?Prandaj ju thashëse ju do tëvdisni në mëkatet tuaja, sepse po të mos besoni se unë jam ( Zoti), ju do të vdisni në mëkatet tuaja?( Joani 8:24) edhe apostull Pavli thotë: ?Sepse shumë nga ata, për të cilët ju kam folur shpesh, edhe tani po jua them duke qarë, ecin si armiq të kryqit të Krishtit? (Filipianëve 3:18).
Krishti nuk mbeti i vdekur në varr si të gjithë profetët dhe mbretërit e mëdhenj edhe si çdo njeri tjetër që la gjurmë në historinë e njeriut, por Krishti u ngjall pas tri ditësh, duke e mundur vdekjen me vdekje, duke u bërë i pari i të gjallëve. Varri i Tij bosh, që nderohet edhe sot në Jerusalem, është fakt i pakundërshtueshëm se Ai u ngjall. Ai si Zoti-Njeri edhe shpëtimtari i njerëzve premtoi se do të vijë përsëri të gjykojë në ditën e fundit të gjithë njerëzit, edhe ata që kanë vdekur, sepse të gjithë do të ngjallen edhe do të paraqiten para Atij gjithë kombet për t’u gjykuar: ?Sepse Ati nuk gjykon asnjë, por gjithë gjyqin ia dha Birit që të gjithë ta nderojnë Birin ashtu siç nderojnë Atin; kush nuk e nderon Birin, nuk nderon Atin që e ka dërguar? (Joani 5:22-23).
Prandaj, në qoftë se do të qëndronit para të Kryqëzuarit, edhe do t’i bëni pyetjet se përse u kryqëzove dhe kush të kryqëzoi, përgjigja që do të merrni nga Krishti i kryqëzuar është:
Për ty dhe nga ti, o njeri shumë i dashur për Mua.
Miron Çako:Përgjegjës i Zyrës Katekizmit në Kryepiskopatën eTiranës – KOASH.
Ndërkohë që rreth orës 10:00 pritet të fillojë protesta e op...
Pas ngjarjeve të ditëve të fundit në Kukës, opozita ka dalë ...
Paraditja mbetet me kthjellime e vranësira të shpeshta ndërs...
DASHI21. mars – 20. prill Nëse keni dalë nga një marrëdhëni...
Analisti Mustafa Nano e ka kritikuar kryeministrin Edi Rama,...
Klinika e Gjinekologjisë dhe Akusherisë për ditë me radhë ës...
Aftësitë luftarake të “Ujqve” të armatës, të cilët me kokë t...
Analisti Mustafa Nano, është i ftuar në studion e emisionit ...
Shefi ekzekutiv i rrjetit facebook, Mark Zuckerberg do të dë...
Mbledhja e kryesisë së PD Shkodër për mosbindje civile është...
Prokuroria e Durrësit ka regjistruar një procedim penal ndaj...
Ish-ministrja e Ekonomisë në qeverinë Rama 1, njëherësh depu...
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bash...
Një gjykatë në Beograd dënoi shtatë persona me nga 7.5 deri ...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për INTV, ka...
Në një intervistë për INTV, ish-kryeministri Sali Berisha ka...
Eurodeputeti Knut Fleckenstein, ka zhvilluar një takim për r...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka reaguar në lidhje...
Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Shalsi, është i ftuar ...
Në kuadër të seancës kryesore gjyqësore kundër organizatës F...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...