Connect with Us

Kryebashkiaku milioner që shiste fiq/ Zbardhet pasuria e “Lali Erit”

Aktualitet

Kryebashkiaku milioner që shiste fiq/ Zbardhet pasuria e “Lali Erit”

Publikuar

-

Kryebashkiaku Erion Veliaj,  apo “Lali Eri”, siç etiketohet në publik, bën jetën e një milioneri.

Të paktën, kjo reflektohet nga të ardhurat që ai ka deklaruar pranë ILDKPKI.

Nga një qytetar i varfër që ishte dikur, ashtu siç e ka pohuar edhe vetë se jetonte duke shitur fiq, sot, ai  jeton në një tjetër stad ekonomik.

Duke shitur fiq apo jo, Veliaj, rezulton milioner.

“S’kam kompleks nga jeta ime, as nga varfëria me të cilën jam rritur, as nga familja dhe as nuk kam vrarë njeri. Nuk kam kompleks që kam shitur fiq në Pazarin e Ri dhe as që kam ikur në këmbë në emigracion. Se çdo shqiptar i ndershëm, në kushte të vështira ka shkuar në emigracion. Të tallesh me ta është pafytyrësi’, ka thënë Veliaj,  gjatë fushatës elektorale, kur kandidonte për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Në vitin 2013, Veliaj rezulton pronar i një apartamenti 111 metër katror në Tiranë, me dy makina 23 mijë euro dhe 6 mijë euro, si dhe me 2 llogari bankare.

Në vitin 2014, Veliaj ka deklaruar pesë llogari bankare dhe të ardhurat e  bashkëshortes nga dhjetë burime, përfshirë këtu, edhe llogaritë bankare.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar një rrogë rreth 12 milionë lekë të vjetra për vitin 2015, ku një pjesë e ka përfituar nga posti i tij si ministër i Mirëqënies Sociale dhe një pjesë tjetër si Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Ndërsa ka vijuar gjatë vitit 2016 të shlyejë një kredi të marrë në gusht të 2015.

Të ardhurat nga paga për vitin 2016 Veliaj i ka pasur 1.5 milion lekë, ndërkohë që ka deklaruar një llogari me 1.1 milion lekë dhe 1 mijë euro.

Ndërsa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa ka deklaruar shitjen e një apartamenti 88 mijë euro.

Në kategorinë e të ardhurave, për vitin 2016 ajo ka deklaruar konsulencë ligjore 7.5 milionë lekë si dhe konsulencë me UNICEF 260 mijë lekë.

CNA.al po sjell pasurinë e Veliajt ndër vite, referuar të dhënave të marra nga Open Spending Albania dhe formularëve të marra pranë ILDKPKI.

Viti 2013

Pronar me 100% i Ap. banimi Tiranë me sip. 111.2 m2, me blerje, vlera 5 115 200 lekë.

Gjendje e llogarisë në valutë të huaj ku është zotërues me 50% në vlerën 5 290 euro.

Gjendje e llogarisë në valutë të huaj ku është zotërues me 50% në vlerën 7 500 dollar.

Pronar me 100% i veturë tip Peugeot, blerë në vitin 2008, vlera 23 000 euro.

Pronar me 100% i veturë tip Volkswagen Tuareg, blerë në vitin 2013, vlera 6 000 euro.

Paga bruto si Ministër 595 000 lekë.

Shpërblime nga Kuvendi 52 896 lekë.

Viti 2014

Paga neto si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, 1 551 834 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga për shërbime konsulence ndaj zyrës ligjore “Tashko-Pustina sh.p.k”, nga 1 janari 31 mars 2014, 733 920 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga për shërbime konsulence ndaj zyrës ligjore “The Partners sh.p.k”, 360 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si lektore pranë Universitetit Evropian të Tiranës, 1 janar – 28 shkurt 2004, 70 226 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 25 007 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 692 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 9 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 305 euro pjesa takuese 50%.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 516 dollarë pjesa takuese 50%.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 19 801 euro.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 4 879 euro.

Bashkëshortja, gjendja a e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 11 241 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 303 euro ku pjesa takuese 50%.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 516 dollarë pjesa takuese 50%.

Kontratë shitblerje autoveture, 5 000 euro.

Bashkëshortja, kontratë sipërmarrje, për ndërtim ap. 171 m2 plus verande, 88 641 euro pale ne sipërmarrje Agi-Kons shpk pjesa takuese 33%.

Viti 2015

Paga si Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë 557 764 (pesëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë.

Paga si Kryebashkiak 656 832 (gjashtëqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e tridhjetë e dy) lekë.

Zonja Ajola Xoxa të ardhura nga aktiviteti i konsulencës ligjore biznes i bogël regjistruar me NIPT për 2015 vlera 3 264 735 (tre milion e dyqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë) lekë.

Konsulencë financuar nga USAID dhe UN Ëomen 170 000 (njëqind e shtatëdhjetë mijë) lekë.

Shtuar llogaria bankare me 867 633 lekë krijuar nga paga.

Shtuar llogaria bankare me 427 Euro.

shtuar llogaria bankare e 5 euro.

shtuar llogari bankare nga paga me 5 307 euro.

shtuar llogaria bankare me 5 288 USD.

Zonja Ajola Xoxa llogari bankare 23 649 euro të ardhura nga puna.

Zonja Ajola Xoxoa llogari bankare 1 025169 lekë të ardhura nga puna.

Zonja Ajola Xoxa llogari bankare në vlerë 2 930 euro.

Zonja Ajola Xoxa llogari bankare 15 072 lekë.

Zonja Ajola xixa llogari bankare 5 307 euro pjesa takuese 50%.

zonja Ajola Xoxa llogari bankare 8 288 USD ku pjesa takuese është 50%.

Llogari bankare në euro 217 euro.

Llogari bankare në lekë me burim të ardhura ushtrim profesioni 1 100 328 lekë.

Viti 2016

Të ardhura neto nga paga si Kryebashkiak, 1 555 204 lekë.

Bashkëjetuesja zonja Ajola Xoxa, të ardhura neto nga aktiviteti konsulencë ligjore, biznes i vogël me NIPT vlera 7 597 703 lekë.

Bashkëjetuesja Ajola Xoxa të ardhura nga konsulenca për B. Y. L. A financuar nga UNICEF në vlerën 112 400 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura neto si drejtuese e konsulentëve, projekt i UNICEF, 153 000 lekë.

Gjendje llogarisë bankare, 1 172 042 lekë.

Gjendje llogarisë bankare, 1 025.21 euro.

Gjendje llogarisë bankare, 5 308.29 euro.

Gjendje llogarisë bankare, 8 295.10 dollarë.

Bashkëjetuesja Ajola Xoxa gjendje llogarisë bankare, 40 254 euro.

Bashkëjetuesja, gjendje llogarisë bankare, 33 969 lekë.

Bashkëjetuesja, gjendje llogarisë bankare, 1 948.39 euro.

Bashkëjetuesja, gjendje llogarisë bankare, 13 272.64 lekë.

Bashkëjetuesja, kontratë finale blerje apartament banimi më 26.07.2016, porositur më 06.05.2012 së bashku me dy porositës të tjerë të cilët janë tërhequr duke mbetur Znj. Xoxa blerëse e vetme, 88 641 euro.

Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, 37 829 euro.

Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, 1 574 lekë.

Është shlyer gjatë vitit 2016 vlera 720 826 lekë për një kredi me vlerë totale 6 100 000 lekë me afat 180 muaj e disbursuar me datë 31. 08. 2015. E mbetur pa shlyer në 31 dhjetor 2016 vlera 5 815 845 Lekë./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

 

LEXO TE PLOTE