web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqiptarët paguajnë 200 mln euro në vit taksa për rrugët/ Ku shkojnë ato?

31 Mars 2018, 18:54, Aktualitet CNA

Gjatë një prononcimi për mediat, pas takimit që zhvilluan në selinë e PD, Lulzim Basha dhe aleatët i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të anulojë vendosjen e taksës për mjetet që qarkullojnë në ?Rrugën e Kombit?. Basha dënoi me forcë dhunën që sipas tij është ushtruar ndaj qytetarëve dhe kërkoi që të tërhiqet policia nga Kukësi.

Kreu i opozitës i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të bëjë transparencë dhe të japë llogari para shqiptarëve se ku shkojnë 200 mln euro taksa që shqiptarët paguajnë çdo vit për mirëmbajtjen e rrugëve.

Sipas kreut të PD,  vetëm 1/10 e këtyre taksave do të mjaftonte për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.

Ndër të tjera Basha theksoi se qeveria Rama ka trefishuar taksën e qarkullimit.

?Rama ka trefishuar taksen e e qarkullimit. Ai duhet të japë llogari pse nuk përdoret ky fond për mirëmbajtjen e rrugës. I kërkoj të ndërpresë menjëherë pagesat e koncesioneve të plehrave dhe shëndetësisë dhe këto para të kalojnë për nxjerrjen nga varfëria të këtyre banorëve. Shqiptarët të mos gënjehen nga një kryeministër manipulator por të kërkojnë të drejtat e tyre?.- u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga