Sloganet kundër në protestë/ Berisha: Janë vegël e opozitës së opozitës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Alphonse Gabriel Capone, ose më mirë i njohur si Al Capone, është gangsteri më famëkeq amerikan i të gjitha kohërave.
I lindur më 17 janar 1899 në Nju Jork nga prindër italianë, Capone ishte sundimtari absolut i krimit të organizuar në Çikago për shtatë vjet. Capone filloi jetën e tij si një kriminel në moshën 14 vjeç, kur u përjashtua nga shkolla për goditjen e një mësueseje në fytyrë.
Ai u bë anëtar i disa bandave të vogla dhe më vonë punoi si grabitës për kriminelët italianë. I quajtur Scarface, për shkak të lëndimit që mori pasi u godit nga Frank Gallucio, një njujorkez, Capone u largua nga Nju Jorku kur ishte 20 vjeç. U zhvendos në Çikago për t?u bashkuar me mentorin dhe mikun e tij Johnny Torrio, me të cilin ai krijoi sindikatën e krimit të quajtur Organizata e Çikagos. Capone dhe Torrio kontrolluan biznesin e lojërave të fatit dhe prostitucionit derisa Prohibicionizmi hyri në fuqi në vitin 1920, kur të dy u bënë kërkues dhe shpërndarës të alkoolit të paligjshëm.
Al Capone u bë kreu i krimit të organizuar në Çikago më 1925, kur Johnny Torrio u largua nga Shtetet e Bashkuara dhe u kthye në Itali si rezultat i një atentati ndaj tij, nga një bandë rivale. I lënë vetëm për të kontrolluar të gjitha operacionet, Njeriu me Shenjë shpejt zgjeroi bizneset e tij dhe filloi një jetë luksoze e cila tërhoqi vëmendjen e autoriteteve. Capone u zhvendos në një apartament luksoz në Hotel Metropole, dhe më vonë në Lexington Hotel, ku krijoi selinë e tij. Në kulmin e karrierës së tij kriminale, Al Capone punësonte më shumë se 600 gangsterë në të gjithë Çikagon, ndërsa gazetat vendase vlerësuan se biznesi i tij kishte gjeneruar 100 milionë dollarë në të ardhura, çdo vit.
Pasuria neto e Capones vlerësohet të jetë rreth 1.3 miliardë dollarë sot, dhe gangsteri mendjemprehtë gjithmonë përdorte para cash, duke shkatërruar të gjitha provat dhe shtigjet e letrës që çonin tek ai. Më në fund, ai u kap në 5 qershor 1931, kur qeveria e SHBA e arrestoi për evazion fiskal, duke e dënuar me 11 vjet burgim. Al u dërgua në Burgun e Atlantas në vitin 1932, kur ishte 33 vjeç, ku u diagnostikua me sifilis dhe gonorre. Së bashku me varësinë e kokainës, sëmundja e çoi drejt problemeve mendore.
Capone u transferua shpejt në burgun famëkeq të Alkatrazit, ku kaloi pesë vitet e ardhshme. Me zhvillimin e sëmundjes së tij, Njeriu me Shenjë kaloi vitin e fundit të burgosjes së tij në spitalin e Alkatrazit, para se të lirohej me kusht më 1939. Gangsteri i Çikagos kaloi disa vjet në institucionet e shëndetit mendor, përpara se të nisej në Miami me gruan e tij, ku qëndroi deri sa vdiq më 25 janar 1947.
Bosi i pamëshirshëm i mafias dhe vrasësi gjakftohtë vdiq nga pushimi i zemrës, duke lënë prapa shuma të konsiderueshme parash. Megjithatë, askush nuk e di se çfarë ndodhi me pasurinë e tij. Marie Capone, mbesa e tij, shkruante se xhaxhai i saj kishte miliona dollarë të groposura dhe të fshehura, por kur ishte i sëmurë mendërisht pas lirimit nga burgu, nuk mund të mbante mend se ku i kishte fshehur paratë.
Pati zëra se ai i kishte fshehur paratë në një gadishull në Michigan dhe njerëzit kanë kërkuar pa sukses për paratë, që ditën e arrestimit të tij. Në vitet 1980, një kompani ndërtimi planifikoi një rinovim të Hotelit Lexington, ku Capone kish patur rezidencën e fundit para se të burgosej.
Kompania zbuloi një seri tunelesh të nëndheshëm nën hotelin, që lidheshin me bare dhe shtëpi publike aty pranë, duke ofruar një rrugëdalje për Caponen gjatë aksioneve të policisë. Bashkë me tunelet, u gjend edhe një poligon si edhe një kasafortë e fshehtë, e ndërtuar poshtë ndërtesës, e që besohej se mbante një pjesë të pasurisë së Capones.
Misteri i kasafortës u zgjidh më në fund në prill 1986, kur ajo u hap gjatë një shfaqje televizive. Emisioni special televiziv quhej ?Misteri i kasafortës së Al Capones? dhe u transmetua në ABC, duke zgjatur dy orë. Shfaqja e drejtuar nga Geraldo Rivera, ishte sensacionale dhe miliona njerëz u ngulën para televizorëve, në të gjithë Amerikën. Rivera solli madje agjentë të tatimeve në rast se do të gjenin para, një mjek ligjor nëse do të gjendeshin trupa të vdekur etj. Kur më në fund kasaforta u hap, zbulimi solli vetëm zhgënjim për Riveran dhe shikuesit. Të vetmet gjëra që u gjetën ishin disa shishe të boshatisura dhe baltë. Edhe pse shfaqja televizive pati një fun për të ardhur keq, ajo ishte për shumë kohë më e ndjekura, me 30 milion telespektatotë. Misteri i kasafortës së Al Capones mbetet i pazgjidhur edhe sot?/CNA
Disa shtete në Evropën Lindore po përballen me një fenomen a...
Dua Lipa ka folur për ngacmimin seksual, seksizmin dhe fusha...
Marrëdhëniet midis Luana Vjollcës dhe kolegeve të saj në med...
Një burrë 46 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se gruaja e tij n...
Kantautori Mihallaq Andrea dhe aktorja Ema Andrea janë perso...
Emisioni “Dua të të bëj të lumtur” çdo të shtunë po mbanë pa...
Edhe pse amësia është një eksperiencë unike, shumica e nënav...
Modelja Demi Rose ka mbushur këtë të martë 23-vjeçe.Dhe duke...
U ndesh për herë të parë në vitin 2002, por edhe kanë kaluar...
Ditën e sotme këngëtarja shqiptare ka frymëzuar shumë nga nd...
Të përjetësuar në mermer, gangesterët e viteve ’90 nuk e kan...
Është një ndër moderatoret më të bukura dhe këtë të martë nj...
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nisën të shoqëroheshin bas...
Gjithmonë një burrë që është tashmë i “zënë” bëhet më tërheq...
Shumë shkaktarë të infertilitetit janë të pakontrollueshme p...
Ronela Hajati ka disa ditë që na paralajmëron nëpërmjet post...
Thoni çtë doni, edhe pasi është bërë mami, Tuna do të mbetet...
Asnjë grua nuk është e njëjtë me një tjetër, por ka disa mod...
Tema e teatrit ka qenë një ndër temat më problematike në ven...
Facebook ka njoftuar se ka bërë ndryshime për të përmirësuar...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...