web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vuçiç: Qeveria e Kosovës nuk rrëzohet, Lista Srpska mbetet në opozitë

28 Mars 2018, 09:18, Kosova & Bota CNA

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për televizionin serb pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë Federica Mogherini e cila shkoi urgjentisht në Beograd pas arrestimit të Gjuriq në Mitrovicë, ka thënë se Lista Srpska do të mbetet në opozitë dhe se Qeveria e Kosovës nuk do të rrëzohet.

Sipas tij, Lista Srpska duke qëndruar në opozitë do të luftojë për sebët në Kosovë ndërsa do të marrë ndihmë për këtë nga shteti i Serbisë. Ndërkohë që Vuçiç ka thënë se përveç takimit me Mogherinin, ka folur në telefon edhe Ndihmëssekretarin Amerikan të Shtetit Wess Mitchel.

?Nuk mendojmë që Qeveria në Prishtinë do të bie. Nuk do të bie pasi kur është puna të bëhen kundër serbëve të gjithë shqiptarët do të bëhen bashkë, për dallim nga serbët të cilët asnjëherë nuk do të bashkohen pasi nuk u vjen keq për Gjuriqin, e as për Vuçiqin në Srebrenicë, e as nuk u vjen rëndë për diçka të tillë? ka thënë ai.

Vuçiq pas këtij takimi nuk ka komentuar faktin që Lista Srpska ka paralajmëruar formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe njëanshëm më 20 prill.

 





Lajmet e fundit nga