web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarri në qendren tregtare/ Shkon në 53 numri i viktimave, mes tyre 41 fëmijë

26 Mars 2018, 06:29, Kosova & Bota CNA

Rreth 53 persona kanë humbur jeten dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga zjarri në një qendër tregtare, kanë njoftuar autoritetet ruse.

BBC raporton se 41 prej viktimave janë fëmijë, ndërsa 16 persona të tjerë konsiderohen ende të zhdukur.

Zjarri filloi në një kat të sipërm të kompleksit Winter Cherry, ndërsa shumë nga viktimat ishin në kinema.

Videoja e postuar në rrjetet sociale tregoi njerëzit që kërcyen nga dritaret për të shpëtuar flakët të dielën.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Rreth 660 persona të emergjencës u angazhuan në përpjekjet për shpëtim. Zjarrfikësit bënë përpjekje për shuarjen e flakëve për më shumë se 17 orë.





Lajmet e fundit nga