web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Transparencë/ Ja sa kanë harxhuar funksionarët për 6 muaj qeverisjeje

25 Mars 2018, 18:32, Aktualitet CNA

Funksioni kryeministër, Maqedonisë i ka kushtuar 47 455 euro për vetëm gjashtë muaj. Nga muaji qershor e deri në muajin nëntor, Zoran Zaev ka harxhuar 18 mijë euro për menza të institucionit. 12 108 euro Zaev ka harxhuar për kafene dhe restorane brenda shtetit. 2 890 euro janë harxhuar për dhurata të funksionarëve të huaj.

Udhëtimet e Zaevit jashtë shtetit kanë kushtuar afro 12 081 euro. Për restorane jashtë shtetit janë harxhuar 3 904 euro. 2 105 euro janë harxhuar për hotele jashtë shtetit.

Zaev ka harxhuar 3 764 euro për sallone VIP ndërsa 1 203 euro për bileta avioni. Përkundër këtyre harxhimeve, Zaev ka marrë edhe 1 104 euro për mëditje.

Ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov për gjashtë muaj funksion ka harxhuar mbi 26 mijë euro. Ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov ka harxhuar 15 936 euro për bileta avioni.

Por Dimitrov në mënyrë të veçantë ka marrë edhe mëditje prej 2 776 eurosh gjatë udhëtimeve jashtë shtetit. Përkundër mëditjeve, Dimitrov ka harxhuar edhe 2 928 euro për hotele jashtë vendit ndërsa 1158 për restorane, që në total është 4 086 euro. 988 euro Dimitrov ka harxhuar për dhurata që ju ka bërë funksionarëve të huaj, ndërsa afro 470 euro ka harxhuar për telefon celular?

Ministri i kulturës, Robert Allagjozovski, ka harxhuar gjithësej 16 360 euro. 6 854 euro Allagjozovski ka harxhuar për ushqim në menzën e institucionit, ndërsa 1 184 euro janë dhënë për restorane dhe kafene jashtë. 7 160 euro janë harxhuar për udhëtimet e Allajgozovskit jashtë shtetit.  2 777 euro për hotele jashtë shtetit. 1 184 euro për restorane.  3 199 euro janë harxhuar për bileta avioni. Përkundër këtyre harxhimeve, Allagjozovski ka marrë edhe 1 249 euro për mëditje jashtë shtetit. Por, Allagjozovski ka harxhuar vetëm 3600 denarë për telefon celular?

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, ka harxhuar më së shumti për bileta avioni. Për vetëm gjashtë muaj, në llogarinë e tij janë shkruar 6 mijë euro. 3 286 euro Angjushev ka harxhuar për hotele jashtë shtetit, ndërsa vetëm 365 euro ka harxhuar për ushqim në restorane jashtë shtetit.

Angjushev ka marrë edhe 1 mijë euro për mëditje të dedikuara për jashtë shtetit. 3 174 euro Angjushev ka harxhuar për ushqim në menza në institucion. Angjushev nuk ka harxhuar para për kafene brenda Maqedonisë. 1 mijë euro Angjushev ka harxhuar për marrjen me qira të makinave jashtë shtetit. Në total, Angjushev ka harxhuar 15 505 euro.

Ministri i bujqësisë, Lupço Nikollovski, ka harxhuar 11 240 euro në total gjatë gjashtë muajve qeverisje me këtë institucion.  Më së shumti ka harxhuar për ushqim në menzën e institucionit, respektivisht 6 541 euro. Nikollovski ka harxhuar edhe 2 341 euro për qira të banesës në Shkup. Për udhëtime jashtë shtetit, Nikollovski ka paguar 888 euro. 570 euro i ka harxhuar për bileta avioni. 278 euro për ushqim në restorane jashtë shtetit ndërsa vetëm 40 euro për hotel jashtë vendit.  300 euro Nikollovski i ka harxhuar për telefon celular.

Ministri i informatikës Damjan Mançevski, në total për gjashtë muaj ka harxhuar 10 142 euro. Më së shumti ka harxhuar për ushqim në menzë të institucionit pasi për këtë shërbim janë harxhuar 3 843 euro. Udhëtimet jashtë shtetit i kanë kushtuar 3177 euro. 1 640 euro për bileta avioni. 1 107 për hotele, dhe afro 430 euro për restorane jashtë shtetit. Por Mançevski ka marrë edhe 217 euro për mëditje gjatë udhëtimeve. 940 euro ai i ka harxhuar në restoranet e Maqedonisë, dhe 700 euro i ka kushtuar telefoni celular./SHENJA/





Lajmet e fundit nga