Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Nga Altin Bamllari
Nëse ndihesh faqezi, por edhe nëse ndihesh i turpëruar nga faqezinjtë, unë zbulova një llustraxhi në zemër të Londrës që ta zbardh faqen për 5 minuta. Quhet Romi Topi ose, ndryshe, llustraxhiu me kravatë.
Do pyesni ju: po ky llustron apo bën make-up? E pra, ky i bën të dyja. Anglezëve ua shkëlqen këpucët e shqiptarëve ua zbardh faqen.
Po si? ? do thoni ju. Ja ashtu si Inva Mula e Ermonela Jahaj, si Rita Ora e Dua Lipa, si Tedi Papavrami, si Kledi Kadiu, si Fadil Berisha, si Ilir Shaqiri, si Ermal Meta, si të gjithë ata shqiptarë të mirë që na nderojnë anembanë botës.
Tani e teprove! ? do më qortoni ju. Aspak! Ky djalë është një ambasador i shkëlqyer i njerëzve të thjeshtë, i gjithë shqiptarëve që punojnë e sigurojnë jetën ndershmërisht.
Ky djalë është një xhevahir, një shpirt bujar që rrezaton vetëm mirësi, që dashuron punën dhe familjen e vet e, për më tepër, krenar që është shqiptar.
Ky nuk është një llustraxhi i zakonshëm, ashtu siç e përfytyroni ju në rrugët e Tiranës. Ky është një artist me ?audiencë? të lartë. 17 vjet në Burlington Arcade. 50 palë këpucë në ditë. Me mijëra e mijëra klientë, që u flet e u tregon të vërtetën tonë. E pashë vetë. Qëndrova aty. Ai ishte për ta si një magjistar.
Kur shkova për ta takuar, në celular kisha adresën e firmës, Shoes Shine Service. Me të mbërritur, në korridorin lluksoz pashë një djalë duke llustruar.
Desha ta pyes, por pastaj vazhdova drejt. S?mund të jetë ai. Unë po kërkoja një zyrë. Pastaj pyeta dikë. Ai buzëqeshi e më tregoi me dorë: Ja ku e ke!
U ktheva mbrapsht. I fola shqip. Ai u çua menjëherë. Hoqi dorezën e djathtë e më takoi si nga anët tona. ?Është patrioti im, është shqiptar, i tha klientit, duke i kërkuar njëkohësisht edhe ndjesë. Ja mbarova. Kam edhe dy të tjerë e do ta mbyll.
Dhe ashtu bëmë. Ai paketoi gjërat, unë mbusha celularin me foto. Ai para, unë pas. Me Romin s?kishte llafe. Nuk ngeli njeri pa e përshëndetur. Matanë rrugës futemi në dyqanin më të famshëm të purove.
I madhi Churchill porosiste pikërisht këtu. Një burrë i vjetër përqafon Romin, i biri po ashtu, një i tretë i jep dorën. -Altin, kjo është familja ime, ky është babai im. Një atmosferë e parrëfyer. Ky djalë u bënte magji të gjithëve .
?Më ka ardhur ky miku nga Shqipëria. Do shkojmë për darkë e do ta ndezim nga një puro. -Zgjidh e merr, foli ?babai?. Ç?të zgjidhja? Zgjodha një Cohiba mesatare. Jo tha plaku. Po më kursen. Merr këtë dhe më zgjati një pako.
Nuk po ua them çmimin. Romi hodhi lekët, plaku ia fuste në xhep. Bëmë foto. Ikëm. Kalojmë në rrugën më të famshme të këmishave. Ndalojmë te një dyqan luksoz. Na përshëndet pronari. ?Këto janë produktet e mia, më thotë Romi.
Unë e shoh si guak. Set furçash, bojërash, kremrash, lidhësesh ngjyra-ngjyra. ?I porosis në Kinë dhe m?i paketojnë me logon time. Kam edhe tre llustraxhinj të tjerë që punojnë për mua, një italian, një polake e një indian. I kam shpërndarë në tre qendra të ndryshme. I kam trajnuar dhe e bëjnë punën si unë. Më ftojnë në evente të ndryshme edhe firmat e mëdhaja si Ralph Lauren, Gucci, Louis Vuitton, Dior e Breguet.
Këto po thoshim kur arritëm te Gaucho, restoranti me ëmër argjentinas. Aty ndërruam temë. Me këtë djalë mund të bisedoje për gjithçka. Më magjepsi me historinë e tij të dashuirisë me vajzën hollandeze, me të cilën ka sot tre fëmijë. Por ajo që më la pa fjalë ishte akti i tij human i para 4 vjetëve.
Kishte ardhur në Sarandë dhe notoi deri në Korfuz me idenë që të mblidhte fonde në ndërtimin e një monumenti simbol për gjithë të arratisurit dhe të vrarët në kufi.
Bashkia bëri sikur e mbështeti, por s?u kujdes aspak t?i bënte jehonë në shtyp, përveç një gazete të vogël lokale. Ndërsa media zhurmëmadhe, ngjarje të tilla s?i ka hiç në refene. Sidoqoftë, Romi bëri të vetën.
U ndamë vonë. Rrugës për në shtëpi, duke sistemuar disa mendime, bëra një paralelizëm midis bojaxhinjve të fasadave dhe Romit, korçarit që na e zbardh faqen përditë nga ata që na e nxijnë.











Të shumëta kanë qenë reagimet, pas vendimit të qeverisë së S...
Prej ditës së nesërme do të intensifikohen bisedimet mes LSD...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka ironizua...
Në ditën e fundit të vizitës së saj zyrtare në Ëashington, m...
Kompania koncesionare ‘AHC’ ka reaguar në lidhje me pagesën ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar lidhur me tritolin...
Zemërimi i VMRO-DPMNE ndaj ligjit të gjuhëve vazhdon të shka...
Stresi, ushqimet e përpunuara dhe me hormone, stili i jetesë...
Qeveria dha me koncesion mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit” e...
Sot në orën 16:00 është mbajtur programi “Takim me Diasporën...
Pas ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi ng...
Rezultatet e dy sondazheve të ndryshme të opinionit publik n...
Një luftë tregtare mes SHBA e BE duket të jetë shmangur për ...
Përdorues në Gjermani kalojnë nga pasiguria në revoltë: rrje...
“Burime diplomatike në Tiranë, që ndjekin nga afër këtë proc...
Pwrkundwr kwmbwnguljes pwr prioritetin e ligjit tw Asosacion...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në zonën e R...
Gjyqtarët në Shqipëri rezultojnë kategoria më e pasur. Me n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas...
Nënkryetari i Kuvendit nga o pozita, Edi Paloka, ka reaguar ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...