web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali me pronat në Shëngjin/ Prokuroria jep detajet e plota

16 Mars 2018, 17:36, Kronika CNA

Prokuroria e Lezhës, ka dhënë detajet skandali me pronat në zonën “Rana e Hedhun” në Shëngjin, hetim i cili çoi në pranga 12 persona, ndërsa janë shpallur në 11 të tjerë.

Në njoftimin e shpërndarë për shtyp nga Prokuroria thuhet:

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë mbi bazën e materialit kallëzues të dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme me shkresën nr.800/1, datë 26.07.2017, kallëzim i paraqitur pranë këtij institucioni më datë 05.09.2017 ka regjistruar procedimin penal nr.605, viti 2017 për veprën penale të ?Falsifikimit të dokumentave?, parashikuar nga neni 186 i K.Penal. Më pas me vendimin e datës 16.02.2018 është bërë regjistrimi edhe për veprën penale të ?Shpërdorimit të detyrës ?, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Gjithashtu kjo prokurori ka regjistruar edhe procedimin penal nr. 671 në datë 15.09.2017, i cili ka filluar po mbi bazë të denoncimeve të shtetasve të ndryshëm për sipërfaqe toke të përfituar në vendin e quajtur Rana e Hedhun.

Të dy këto procedime janë bashkuar në një procedim të vetëm me numër 605 të vitit 2017.

Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e kallëzimit penal të bërë nga shtetas të ndryshëm për tjetërsim prone në zonën bregdetare të Lezhës, Mali i Shëngjinit dhe Mali i Rencit, te vendi i quajtur Rana e Hedhun.

Për këto prona prokuroria ka vendosur sekuestro preventive.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë urdhëroi zbatimin e vendimit penal nr. 86, datë 15.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për:

-Shtetasve Gjelina Bacaj, J.M., M.Gj., L.P.dhe F.F.t?u bëhet i ditur detyrimi për mos u larguar nga banesat e tyre.

Në fazën e hetimeve paraprake Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë me vendimin nr.304, datë 25.11.2017, ka vendosur:

 

Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë me vendimin nr.53, datë 16.11.2017 ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Lezhë dhe ka vendosur masën e sekuestros preventime për një sipërfaqe toke prej 13 730 m2, pronë e regjistruar në pronësi të shtetasit Zef Ndue Gjini, regjistrim i cili është bërë në bazë të aktit të marrjes së tokës në pronësi nr.5594, lëshuar në datë 06.09.2003 Mali i Shëngjinit.





Lajmet e fundit nga