web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Padia ndaj Arta Markut/ Gjykata e Durrësit jep vendimin

16 Mars 2018, 13:51, Kronika CNA

Gjykata e Durrësit ka vendosur të rrëzojë ankimimin e Dritan Ginës, i cili pretendon se pezullimi i tij nga Arta Marku është i padrejtë.

Dritan Gina, ngriti ankimim kundër kryeprokurores Arta Marku, me subjekt ?kundershtim vendimi per mosfillim procedimi? ne lidhje me shkarkimin e tij si drejtues i prokurorisë së Rrethit Elbasan, por qe u rrezua nga Gjykata.

Dritan Gina, i pranishëm në seance paraqiti ankimin e tij për këtë cështje. Gina tha se prokuroria e Durresit nuk ishte kompetente për të kryer këtë hetim lidhur me materialin kallëzues që ka paraqitur, pasi më herët ka punuar këtu, ndërsa më pas në Tiranë, nga ku u transferua në Elbasan si prokuror rrethi.

Por, si gjykatë më e afërt ceshtja u transferua në Durrës, cka beri që Gina të kerkojë prishjen e fillimit të hetimit nga prokuroria e  Durrësit dhe fillimin e hetimit nga një prokurori tjeter.

?Kallëzimi kundrejt Markut për ?shperdorim detyre? ka ardhur për shkak të cenimit të integritetit të tij personal  por edhe profesional?- tha ai.

Ndërkaq prokurorja e cështjes rrëzoi pretendimet e Ginës, duke pohuar se prokuroria e Durrësit i ka te gjithe kompetencat e duhura ligjore për ta ndjekur dhe shpallur vendimin per mosfillim procedimi, pasi nuk ka elementë penal qe verifikojne akuzën e shperdorimit të detyres.





Lajmet e fundit nga