Connect with Us

Dëbimi i diplomatëve iranianë/ “Patate” e nxehtë për ministrin Bushati

Opinione

Dëbimi i diplomatëve iranianë/ “Patate” e nxehtë për ministrin Bushati

Publikuar

-

Një organizatë që lufton për rrëzimin e formës së tanishme të qeverisjes në Iran e quajtur (NCRI-Këshilli Kombëtar i Rezistëncës Iraniane) i ka bërë publikisht thirrje qeverisë shqiptare të dëbojë nga Shqipëria 2 diplomatë iranianë të akredituar në Tiranë. NCRI kërkon nga qeveria shqiptare të dëbojë sekretarin e parë të Ambasadës Iraniane në Tiranë Mostafa Roodaki dhe atasheun kulturor Seyed Ahmad Hossini Alast. Kjo kërkesë bëhet e mbështetur në Rezolutën e BE-së të prillit 1997 për dëbimin e spiunëve iranianë, të akredituar nën petkun e diplomatit.

Për NCRI dy diplomatët janë thjeshtë spiunë të shërbimit sekret iranian të quajtur VAJA. Pavarësisht se NCRI gabon në funksionet, që i atribuon njerit prej personave të lartpërmendur, kjo thirrje është tejet problematike për qeverinë shqiptare vecanërisht ministrant Bushati dhe Xhafa, i cili sipas ligjit shqiptar është autoriteti, që shpall persona non grata një diplomat të huaj të akredituar në Tiranë. Theksojmë se sipas Listës Diplomatike zyrtare të Minsitrisë për Europën dhe Punët e Jashtme sekretar i parë në Ambasadën Iraniane në Tiranë është z. Fereeydon Zandi.

Një thirrje e një organizate të arratisurish iranianë në pamje të parë mund të mos merret seriozisht nga autoritetet shqiptare, por kur kjo organizatë ka “tutorë” me peshë në arenën ndërkombëtare, një thirrje e tillë mund të rezultojë tepër problematike!

Naim Frashëri dhe prof. Rexhep Mejdani

Në datat 5-6 mars në Universitetin Modares u mbajt një simpozium shkencor për veprën e poetit tonë kombëtar Naim Frashëri. Në këtë simpozium krahas autoriteteve shkencore nga Republika e Kosovës, FYROM apo Bosnja mernin pjesë edhe personalitetet të shquara shqiptare si Dr. Prof. Rexhep Mejdani ish President i Republikës së Shqipërisë, Akademike Floresha Dado, Dr. Arian Leka pedagog në Akademinë e Arteve etj. NCRI pretendon se instrumenta të shërbimit seKret Iranian VAJA si Qendra Habilian apo Didenbah e përdorën këtë simpozium për t’u bërë propagandë VIP-ave shqiptarë kundra Muxhahedinëve të organizatës MEK, që janë strehuar në Kampin Ashraf 3 në Manzë afër Durrësit.

Në këtë kontekst mbetet për të parë sesi do reagojnë minsitrat Bushati dhe Xhafa pas kësaj kërkese për dëbim diplomatësh iranianë si edhe ndaj kërkesës së Shoqatës Nejat, që i apeloi autoriteteve shqiptare, që të pajisin me viza dhe t’u mundësojnë familjarëve të Muxhahedinëve MEK të Manzës, që të vinë nga Irani në Shqipëri dhe të takohen me të dashurit e tyre të strehuar në Manzë.

LEXO EDHE:  Francë/ Arrestohen 6 shqiptarë për heroinë dhe kokainë

Situata bëhet më problematike edhe për shkak të armiqësisë personale të kryeministrit Rama me ish presidentin Mejdani. Kujtojmë këtu talljen publike, që Rama i bëri Mejdanit, kur e vuri të bëhej “qatip”-skrib i programit te PS-së dhe më pas e hodhi në kosh këtë program bashkë me Mejdanin, apo kur ndër veprimet e para, që ndërmorri drejtoresha e doganave Spiropali, “protégé” e Ramës ishte pushimi nga puna I të birit të  ish presidentit Mejdani, apo edhe sulmet tejet të pamoralshme të ndërmarra nga shpura e Ramës kundra bashkëshortes së ish presidentit Mejdani. Mbetet për të parë,  sesi dy ministrat e Ramës do ta trajtojnë “pataten” e nxehtë iraniane.

Për të bërë pak humor në shkrimin tonë mund të konfirmojmë pa frikë se ish kryeministri Pandeli Majko do të hajë akullore në Pasticerinë “Gelato Lab” në Qendrën Tregtare “Golestan” në Teheran, pasi muxhahedinët e MEk-ut të clirojnë Iranin dhe të vinë në pushtet, ndërsa ish presidenti Rexhep Mejdani do pijë kafe në  Kafenenë “Lamiz” në Sheshin “Tajrish” të Teheranit, pasi qeveria aktuale e Iranit t’i shpartallojë në fushën e mejdanit muxhahedinët e Manzës. Mburren anglezët me humorin e tyre, por gjithsesi humori anglez është tejet inferior krahasuar me humorin e politikanëve të së majtës shqiptare!!!!! /GJERGJ THANASI /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Opinione

Humbëm Najada Çomon, po përse dhe Tritan Kalon?…

Publikuar

-

Nga

Humbëm Najada Çomon, po përse dhe Tritan Kalon?…

Nga Artur Zheji

Çomo do bëhet deputete e Partisë! E pra, “kryekomandantja e përgjithshme e Luftës”, shoqja Najada, sipas “Marshallit” Rama, kryestrategia e Luftës antiCovid, do bëhet pjesë e një “Shtabi”, për një luftë më të madhe…

Në kulmin e pandemisë, komandante Najadën, na e dhuroi Lufta, por ja, na e rrëmbeu politika në kulmin e betejës…

Është pak i trishtë ky zhvillim! Por skemi ç’themi, shqiptarët i duan mjekët ose si i thërrasin ndryshe: “Doktorët”! Madje në kuvendin e Shqipërisë janë zgjedhur shumë të tillë, gjithmonë e jetë, kur i thonë fjalës…

Në të vërtetë, që ishin shumë politike qëndrimet e saja, edhe më parë se sa të “rekrutohej” nga shtabi i përgjithshëm i Partisë socialiste , kjo gjë binte në sy edhe më parë…

Por, më shumë nga gjithçka, trishton dorëheqja, në këto “kohë covidiane”, e të ndershmit Doktor Tritan Kalos!

Tritani Kalo, nuk do të jetë më pjesë e komitetit anticovid! Që do të thotë ky komitet apo ky shtab, apo kjo “Gjë”, rrezikon të bëhet edhe më e pabesueshme…

LEXO EDHE:  Shefi i antidrogës Vlorë superspecialist i logjistikës së trafikut të drogës

LEXO EDHE:  15 adoleshentë kryejnë marrëdhënie me një gomaricë të infektuar nga tërbimi

Për këtë i ndershmi Kalo, akuzon, drejtëpërsëdrejti apo tërthorazi si shkaktare, atë që ai e mbiquan “Pordhitika” dhe “Qeveriu”, që shpërndan shume leka te shoqatat e mjekëve të Partisë, apo të mjekëve të “pordhitikëzuar”…

Pra, dy humbje në të njejtën ditë, e pothuajse sinkron me fjalimin, pafund të gjatë, të Marshallit të Përgjithshëm antiCovid dhe anti-shumëgjëra, Rama.

Të parën, komandante Najadën që e rrëmbeu politika (apo “Pordhitika”, sipas Doktor Kalos) dhe më lart se e Para, apo i Pari jashtë rradhe për nga Mirësia dhe Çiltërsia, humbëm në “Kumandën e përgjithshme” , Tritan Kalon, që përplasi derën ndaj pordhitikës (majtas apo djathtas,) që mesa duket i morri frymën…/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Mitro Çela/ Mallkimi i çupës

Publikuar

-

Nga

Nga Mitro Çela/ Mallkimi i çupës

“Laguna Blu”-Golem. Me Ezmerkën. Në çadër. Drejt nesh vjen Bruna.

-Më la Xhani?!

-Vdiq?!

-Më keq! Më braktisi. Më këmbeu me një çupulinë?!

U njohëm tre vite me parë. Bruna-bionde. Xhani-ezmer. Ajo tregonte:

-Jetonim në Tiranë. Unë? Infermjere. Ai? Xhenerik. Më vinte vërdall. Një vit. E bëra të rëkonte. Unë vuaja më shumë. Një pasdite më ndaloi.

…Ecëm. U ulëm tek patiçeri “Flora”.

-Jam 22 vjeçe. Zbrita 8 vite nga mosha. Mëkat? (Do vinte një ditë që do pendohesha.)

Por kur dashuron -dashuria duhet të falet çdo mëkat?!

-Une? 21 pranvera,-tha ai duke qeshur.-E kishte zënë qymyri, siç thuhej në atë mot për sevdanë.

-Je më i vogël. Nuk shkon të martohemi?!

-Nuk ka rëndësi. Dashuria ha gurë,-më thotë gjyshja.

Pas një viti u martuam. Në mars të vitit 1991 i hipëm vaporit. Përfunduam në Bari. Na futën në stadjum. Si gladiatorë. 20 mijë emigrant. Ushqimin dhe ujin na e hidhnin nga qielli. Me helikopter…

…Përfunduam në një manastir…Gjënë e parë që bëmë: Ndërruam emrat!

Normale. Xhemile-emri që më kish vënë mamaja, nuk pinte ujë në Itali. Edhe Xhevati e ktheu në Xhani.

Si infermjere nisa shpejt punë. Edhe burri. Xhenerikët hanë bukë në Firencë….

-Pas 25 vjetëve blemë shtëpi në Itali. Blemë një apartament edhe në “Lagunën Blu”.

Kishim shtëpi edhe në Tiranë. Ishim të lumtur. Edhe pse nuk bëmë fëmijë. Jetonim si italianë.

Me pushime? Në Sardenjë. Në Nisë. Në Barcelonë. Në Kretë.

Dolëm në pension. Në Shqipëri? Unë-130 mijë leke. Ai-140  mijë. Në Itali? Unë 800 euro. Ai – 700 euro!

Bruna bënte llogje me Ezmerkën. Xhani vinte vërdall nëpër plazh. Koka i rrotullohej si luledielli.

I them një ditë Ezmerkës, që të dëgjonte Bruna:

-Xhani si puna ime. Pëlqen teorinë e Mao Ce Dunit për të shëtitur lule më lule. Sidomos kur janë të verdha.

LEXO EDHE:  Foto-fakt/ Tekste shqip për nxënësit e klasës së tetë në Izmir të Turqisë

LEXO EDHE:  Tre shqiptarë theren me thikë në Lozanë të Zvicrës

-Pika Xhanit! Sheh me sy e pëlcet me zemër…-qeshte me lot Bruna….

Fshiva kujtimet. Nisa të dëgjoj bisedëm e Brunës me Ezmerkën.

-Një vit më parë erdhëm në Shqipëri. Bëmë pasaportat. Në polici dokumentat i mori Xhani. U kthye në shtëpi. Ishte bërë bishë.

Ma hodhi pasaportën turinjëve duke uluritur:

-Putanë! Ma paske futur me 9 vjet! Mallkuar qofsh! Prandaj të është tharë vagina?!

Perplasi derën. Iku. Më mbytën lotët. Dola. Ecja si e dehur.

U ktheva. Shtëpia rrëmujë. Mbi tavolinë dy gisht letër:

-Po iki. Nuk kthehem…

-Vetëm! Si qyqe. Më hante shtëpia. Përfundova tek një doktoreshë- psiatre. Më pyeti:

-Ke bërë ndonjë mëkat?

-Po! Nuk i kam treguar moshën burrit.

-Je rrëfyer në kishë, për të larë mëkatin?

-Jam myslymane!

-Ka një rrugë . Pagëzohu. Bëhu protestante.

Shkova në kishë bashkë doktoreshën.

-Tani që lave mëkatin, burri do kthehet…Tha doktoresha

-Kaloi viti. Xhanin e shoh vetëm në ëndërr. Një ditë doktoresha më tha:

-Harroje Xhanin. Ke dy rrugë. -Të kërkojme një burrë në internet.

-Të gjejmë një zezak.

-Provuam internetin. Doli një zotni nga Çikago. Nuk u morëm vesh. Faji im. Nuk di anglisht. Me ndihmën e Googel, e kantranosëm mblesërinë.

-Kaluan ca ditë. Një ditë doktoresha më kërkoi në kishë. Në krah i rrinte një zezak.

Blla…Blla. U nisëm për në shtëpi.

Zezaku më vinte nga pas si manar. Hipëm në ashensor. Shtërnguar. Zezakut i lëshonin xixa sytë. Ndjeva që po karikonte kandarin…

Hapa derën. Pa e mbyllur mirë, zezaku më rrëmbeu në krah. Më përplasi në krevat!

Ngulçonte. Ulëriste…Thashë se më çau?!…

Përfundova në klinikë…Mamia zgurdulloi sytë:

-Çfarë i ke bërë vetes?! Ke parë filma porno?!

Gjaku rrëke. Dy ditë dhe dy netë…

I ktheva krahët zezakut dhe doktoreshes. I “qava” dhe një dorë me pare për këshillat dhe mblesërinë.

-Nga ajo ditë jetoj me fantazmën e Xhanit…/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Covid-19: A mund të mësojmë nga Kosova?

Publikuar

-

Nga

Covid-19: A mund të mësojmë nga Kosova?

Nga: Erion Dasho

Kur sheh shifrat zyrtare të raportimit të pandemisë, Kosova duhet e prekur më rëndë se Shqipëria. Ka patur raste gjatë vitit të kaluar, kur numri i personave të shtruar dhe vdekjeve në QKUK e kalonte ndjeshëm numrin pacientëve dhe vdekjeve në spitalet COVID në Shqipëri. Për më tepër, popullsia e Kosovës është më pak se dy të tretat e Shqipërisë, çka e bën situatën edhe më dramatike kur përllogariten vlerat për banor.

Si qëndron e vërteta? Le t’i krahasojmë dy vendet tona sipas një sërë parametrash tashmë të bërë publikë.

Shqipëria raportonte zyrtarisht 1,181 vdekje nga COVID-i deri në 31 dhjetor 2020. Kjo përkthehej në një vdekshmëri per capita prej 41 vdekje për 100 mijë banorë. Faktikisht, Shqipëria e mbyllte vitin 2020 me 5,668 vdekje shtesë, e përkthyer në një vdekshmëri per capita rreth 203 vdekje shtesë për 100 mijë banorë.

Për të njëjtën periudhë, Kosova raportonte zyrtarisht 1,280 vdekje nga COVID-i ose 68 vdekje për 100 mijë banorë, 65% më e lartë se vdekshmëria në Shqipëri. Në fakt, vdekjet shtesë gjatë vitit 2020 ishin 2,190, e përkthyer në një vdekshmëri per capita prej 117 vdekje shtesë për 100 mijë banorë.

Pra Kosova e cila në pamje të parë duket sikur e ka menaxhuar epideminë e COVID-it më keq se Shqipëria, në fakt ka një vdekshmëri pothuajse dy herë më të ulët se Shqipëria.

LEXO EDHE:  15 adoleshentë kryejnë marrëdhënie me një gomaricë të infektuar nga tërbimi

LEXO EDHE:  Shefi i antidrogës Vlorë superspecialist i logjistikës së trafikut të drogës

Mbi të gjitha, Kosova ka një koeficient “ndershmërie” për t’u admiruar ku vdekjet shtesë janë 1.7 herë më të larta se vdekjet nga COVID-i. Ky koeficient e vendos Kosovën në linjë me vende si Italia, Portugalia, Kroacia dhe Republika Çeke, vende ku vdekjet raportohen ndershmërisht dhe pa manipulime.

Shqipëria nga ana tjetër, ka një koeficient “mashtrimi” prej 4.8, çka flet për manipulim të rëndshëm me shifrat e vdekjeve. Kjo vlerë e rendit Shqipërinë midis vendeve, si Rusia me një koeficient 6.5 dhe Serbia me një koeficient 5. Shqipëria është e treta në këtë listë europiane.

Duke manipuluar me shifrat e epidemisë, qeveria e Boratit arriti të mashtronte shqiptarët dhe të huajt, deri sa vdekshmëria shtesë i nxorri petët e mykura lakrorit rilindas.

Për të marrë mësime transparence dhe mirëmenaxhimi të epidemisë, nuk ka nevojë të shkojmë larg. Vëllezërit tanë në Kosovë pavarësisht se më të varfër dhe me një shëndetësi në dukje më pak cilësore se jona, janë shembulli i parë nga mund të mësojnë “kompetentët” dhe “ekspertët” tanë…/CNA.al

LEXO TE PLOTE