E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Avokati Spartak Ngjela në një postim në rrjetet sociale, teksa komentoi situatën politike në vend pyet se si i ka fituar pronat ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dhe prokurorja Rovena Gashi, i quajti ato prona të korrupsionit.
Në tej Ngjela u ndal tek shkarkimi i Heral Saraçit nga komisioneri publik. ?Sot, a e patë sesi fluturoi komisioneri abuzues Saraçi, i cili kishte nxjerrë Llallën nga procesi i vetingut? Ja, ky është shembulli i parë që tregon se shoqëria shqiptare e ka filluar procesin e katarsisit të saj. Por ka edhe diçka: ka qenë kërkesa e Organit Ndërkombëtar të Monitorimit që e kërkoi pushimin e Saraçit, pikërisht për faktin që ky deshi të shpëtonte Adriatik Llallën nga vetingu.?, shkruan Ngjela.
Postimi i plotë:
Këta të korruptuar që kanë vjedhë çdo gjë në Shqipëri në 20 vjet; çfarë janë – kriminelë?
Jo, janë qejflinj krimesh.
l.
Këtej e tutje do të shfaqen pronat e korrupsionit.
Gjithsesi, të gjitha abuzive janë, por tani që po shfaqen mediatikisht pronat e Llallës dhe Gashit, duhet që gjithsecili të kujtohet për një gjë ?
Si i kanë fituar këta këto prona?
Është shumë e rëndë kur e mendon. Që të gjitha janë para të paguara nga bota e krimit për t’iu mbyllur autorëve dosjet e krimit.
Aty, në ato prona, në pishina, hotele, vila dhe restorante gjendet gjaku i të vrarëve nga krimi i pandëshkuar; gjenden vjedhjet e shtëpive të emigrantëve dhe të shqiptarëve të ndershëm me autorë të liruar nga prokurori; gjenden para të paguara nga Basha për 200 milionë dollarët e grabitura nga Rruga e Kombit; gjenden paratë e paguara nga Meta për të mbyllur aferat e tij të korrupsionit; janë paratë e paguara për të legalizuar aktet e vjedhjes së tokave në bregdet nga të gjithë llojet e pushtetarëve dhe nga familjarët e tyre; gjenden paratë e paguara të pushtetarëve, për të legalizuar abuzimet e tyre.
E pse të zgjatemi: thjesht aty, në ato prona, gjendet bashkëpunimi i pastër i prokurorëve me krimin e organizuar.
ll.
Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër do shihni që do të janë kryeministrat me radhë, ministrat me radhë, kryetarë bashkish, me radhë; gjyqtarë, me radhë; vrasës me pagesë që kanë vrarë për pushtetarë dhe banditë.
Do të na shfaqen konçesione abuzive si shitje të pasurisë kombëtare; do të na shfaqen paratë që janë marrë me shëmtimin që iu është bërë qyteteve me shitje të shkeljeve të rënda të ligjit të urbanistikës dhe planeve rregulluesë të qyteteve .
Në këto prona abuzive pushtetarësh gjendet edhe shitja e interesit kombëtar, deri në përpjekje për të asfiksuar çështjen kombëtare shqiptare.
lll.
Sot, a e patë sesi fluturoi komisioneri abuzues Saraçi, i cili kishte nxjerrë Llallën nga procesi i vetingut?
Ja, ky është shembulli i parë që tregon se shoqëria shqiptare e ka filluar procesin e katarsisit të saj.
Por ka edhe diçka: ka qenë kërkesa e Organit Ndërkombëtar të Monitorimit që e kërkoi pushimin e Saraçit, pikërisht për faktin që ky deshi të shpëtonte Adriatik Llallën nga vetingu.
Por, edhe pas kësaj, ende ka skeptikë në Shqipëri që nuk besojnë te ndërkombëtarët?
Dhe, mbas kësaj; ende ka skeptikë që nuk binden që lufta kundër korrupsionit në Shqipëri monitorohet nga ndërkombëtarët?
Ska problem, skeptikët le të vijojnë dhe ca pak kohë; se kanë të drejtë ngaqë ne kemi qenë në njëqind vjet një shtet abuziv dhe kundër shqiptarëve.
Ky proces që ka filluar është katarsisi ynë që vjen pas një shekulli. Shqiptarët janë të lodhur; të rrazbitur nga dhuna që i ka dënuar me varfëri.
Varfëria shqiptare është vepër e abuzimit kryeministror njëqind vjeçar.
Prandaj katarsisi që ka filluar si proces, do t’i sjellë shqiptarët te drejtësia, ligji dhe ndëshkimi e shpronësimi i keqbërësve të tyre. Dhe kjo, sigurisht që është e lidhur edhe me fillimin e procesit për eliminimin e varfërisë së imponuar shqiptare.
Shqiptarët tani do të shohin sesi në njëzet vjet janë poshtëruar nga abuzimi antiligjor dhe sigurisht që do ta kuptojnë sak historinë e trishtë shqiptare si vepër të korrupsionit qeveritar; por edhe si luftë njëqind vjeçare për mbijetesë nga imponimi për shfarosjen e tyre në favor të pushtimit të territoteve shqiptare nga fqinjët sllavë dhe grekë.
Mbi të gjitha, angazhimi amerikan dhe perëndimor në përgjithësi; pa dyshim që ka dalë për të rivendosur të drejtat e dhunuara të shqiptarëve deri dhe me genocidin e hordhive kriminale serbe dhe greke
Ja, edhe këtë kontekst historik të drejtash për shqiptarët e mbart me vete lufta kundër korrupsionit në Shqipërinë e sotme.
Prisni dhe shikoni! /CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot projektin e ri të Te...
Pasi Kolegji i Apelimit, shkarkoi nga detyra komisionerin, H...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vizituar nxënësit e a...
Presidenti Ilir Meta ishte sot në qytetin e Fierit ku nderoi...
Teatri i ri Kombëtar, për të cilin aktorët për disa muaj ish...
Bjarke Ingles, arkitekti danez të cilit i është besuar puna ...
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediet, ka traj...
Kreu i PD –së Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit parlame...
Pas ish-deputetit dhe anëtarit të Kryesisë së Partisë Demokr...
Komisioni i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Komisonerin Her...
I ftuar në emisionin ‘Rubrika Sportive’, Olsi Rama është shp...
Avokati Altin Goxhaj ka publikuar provat që PD fsheh për mb...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim konsul...
Në një dalje për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur ...
Pas vizitës së kryetarit të PD, Lulzim Basha në Lezhë, për t...
Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm n...
Zëdhënësja e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Drilona Hoxhaj...
Në mbledhjen e sotme, e cila ka filluar prej orës 10:00, Kom...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka dalë në krah të ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...