web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndarja më brutale në TV/ I propozon dhe më pas e le për tjetrën

6 Mars 2018, 22:10, Lifestyle CNA

Episodi i fundit i The Bachelor ishte më fantastiku deri më sot. Për shikuesit, se për protagonistët mund të ketë qenë përvoja më traumatike e jetës. Ky është Arie, beqari ynë. Gjatë javëve të fundit, Arie duhej të zgjidhte vajzën me të cilën u dashurua dhe t?i propozonte për martesë në episodin e fundit.

Dy konkurrentet e fundit ishin Lauren dhe Becca. Si fillim, Arie zgjodhi Becca-n, të cilës i propozoi në Peru me një unazë gjigande. Çdo gjë mirë deri këtu. Ai donte Becca-n, Becca donte atë, familja e tij i donte të dy.

Lauren nga ana tjetër supozohej të vazhdonte jetën e saj, por jo.

Pasi u transmetua episodi i fundit, i montuar, i përgatitur për sytë tanë, Arie kishte dhe një as nën mëngë për të na lënë me gojë hapur.

Muaj më parë, pas fejesës televizive, Arie e uli të fejuarën e tij Becca-n, priti sa të sistemoheshin kamerat dhe nisi t?i shpjegojë se do të ndahet:

?E vërteta është se, të jem me ty është gjithçka që kam dashur në jetë, por jam ende duke menduar për të. Dhe mendoj se ti e ndjen këtë. Personalisht, sa më shumë të rri me ty, aq më pak shanse kam të rregulloj gjërat me Lauren. Dukshëm ky është një shok për ty, por më ke thënë gjithmonë të ndjek zemrën. Dhe këtë duhet të bëj. Dua të rrezikoj dhe të shoh a kam ndonjë mundësi me të.?





Lajmet e fundit nga