web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse tradhtohet në një marrëdhënie në çift? Më në fund ka disa përgjigje

6 Mars 2018, 16:30, Lifestyle CNA

Arsyet pse tradhtojmë janë po aq të ndryshme sa dhe arsyet (nëse mund ta themi kështu) pse dashurojmë dhe pse duam ata që duam.

Femrat dhe meshkujt mund të tradhtojnë për arsye të njëjta, por mund të tradhtojnë edhe për arsye shumë speci?ke, që i përkasin gjinisë së tyre.

Për hakmarrje kundrejt partnerit

Si meshkujt edhe femrat mund të tradhtojnë, sepse nuk provojnë më dashuri, ndjenjë, tërheqje mes tyre, për hakmarrje kundrejt partnerit (me partner do të nënkuptojmë si femrat, ashtu edhe meshkujt) që të ka poshtëruar, apo që nuk t?i plotëson nevojat që ke.

Për të hequr mërzinë e një marrëdhënieje rutinë

Për të thyer monotoninë, apo mërzinë e një marrëdhënieje rutinë, nga nevoja për t’u ndjerë joshës, tërheqës, i pëlqyer dhe i aftë seksualisht,nga mendimi se mund të gjesh ilaçin për të rregulluar mosfunksionimin e marrëdhënieve seksuale, nga humbja e kontrollit, nga dëshira për t’u shkëputur nga një marrëdhënie që nuk funksionon, etj..

Për të rifituar besimin përballë moshës

Tradhtia ndodh edhe për arsye të tjera si për të ri?tuar besimin përballë moshës, që po kalon dhe humbjes së mundësive, për pasojë të zhgënjimeve të vazhdueshme apo mungesa e paqes bashkëshortore, apo edhe si pasojë e streseve në punë, kuriozitetit, dëshirës për ?aventurë?, etj..

Tradhti për të kaluar një gjendje të rëndë psikologjike

Ka tradhti rastësore dhe thjesht mishtore (që zakonisht ndodhin nga humbja e kontrollit, apo dëshira për të kaluar një gjendje jo të mirë psikoemocionale), ka tradhti të zemrës, tradhti të vazhdueshme(me një person, apo persona të ndryshëm) kronike apo akute, etj..

Femrat tradhtojnë për t?u ndjerë më joshëse

Meshkujt tradhtojnë kryesisht për të rritur vetëvlerësimin e tyre dhe për t’i kon?rmuar vetes virilitetin e tyre (të qenët maçomashkull joshës), për t’u ndjerë më të gjallë e të fuqishëm, apo për të shfryrë një agresivitet të thellë, të brendshëm. Ndërsa femrat tradhtojnë kryesisht për të përmbushur nevojën për t’u dashur,për t’u ndjerë joshëse, të vlerësuara, për të marrë ngrohtësi,ëmbëlsi dhe për t’u ndjerë të lirshme dhe të shpenguara./CNA





Lajmet e fundit nga