web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paditet për shpërdorim detyre ambasadorja e Shqipërisë në Gjenevë, Filloreta Kodra

8 Shkurt 2018, 16:57, Aktualitet CNA

Ish- këshilltarja në Misionin Diplomatik të Shqipërisë pranë OKB-së në Gjenevë, Blerina Zoto ka dorëzuar një kallëzim penal në prokurori kundër ambasadores Filloreta Kodra.

Brenda padisë renditen 9 shkelje të faktuara të ambasadores Kodra, gjatë kohës që ka qenë përfaqësuese e shtetit shqiptar në një nga filialet me të rëndësishme të diplomacisë shqiptare në botë.

Brenda kallëzimit janë dorëzuar prova për përdorimin e një makine private me targa diplomatike, duke i dhënë kështu shtetit kosto financiare dhe jo vetëm.

Në përdorim të këtij automjeti ka qenë një punonjëse e ambasadës Dorina Xhixho, vajza e Pirro Xhixhos, ish- kreut të AKEP.

Kodra akuzohet për abuzime në metodat e ofertimit dhe tenderimit, në kundershtim me procedurat e miratuara nga Ministria e Financave.

Mes akuzave të tjera të natyrës administrative, Zoto akuzon ambasadoren se nuk kryente pagesat nëpërmjet bankës, siç është obligimi ligjor, por i kryente pagesat me para në dorë.

Për më tepër, sipas saj, Kodra ka cënuar banesën e ish-diplomates duke ndryshuar kontratën e qirasë. /TiranaPost





Lajmet e fundit nga