web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vasili ironizon Ramën: Unë kam qejfin tim…

4 Shkurt 2018, 09:18, Aktualitet CNA

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar për përkeqësimin e situatës dhe rikthimin e përmbytjeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili ka ironizuar postimin e kryeministrit Rama në mesnatë, me anë të të cilit i ka uruar një ditë të mbarë qytetarëve.

Postimi i plotë:   

Kryeministri pershendet ne mesnate me det kur Shqiperine e mori lumi.

Bejini nje derman ketij kryeministrit tone.
Shqiperia eshte ne hall nga permbytjet dhe mijra familjeve u kercenohet prona dhe jeta dhe ky i pershendet ne fb ne mes te nates me foto nga deti ne behar.
Ky kryeministri e thote shqeto “bejini dermanin vetë vetes,se une kam qejfin tim”.
Ne kete situate qe ndodhet ky kryeminister qe s’di ç’flet dhe qe na thote ne mes te nates miremengjes me det kur shqiptaret i mori lumi, politika te beje pak menjane dhe tja lere ne dore punen psikiaterve. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga