web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zvicra sponsorizon Gjykatën Speciale

3 Shkurt 2018, 22:08, Aktualitet CNA

Ndërkohë që sot tre liderët e Kosovës, përkatësisht presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Haradinaj janë dorëzuar lidhur me iniciativën për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale të Hetimit të Krimeve të luftës, gazeta zvicerane ka publikuar një shkrim ku risjell në vëmendje faktin që shteti i Zvicrës ka dhënë një fond prej 200 mijë frangash për këtë tribunal.

Shkrimi ka për autor Pierre Hazan.

?Në janar të vitit 2018, Zvicra dha fonde prej 200 mijë franga (214,750 dollarë) për Gjykatën e Jashtme Speciale, e cila pritet të hedh dritë mbi krimet e kryera në Kosovës midis viteve 1998 dhe 2000, veçanërisht për zhdukjen e 500 civilëve kryesisht serbë gjatë konfliktit ndërmjet separatistëve dhe forcave serbe dhe ndërhyrjes ushtarake të NATO?s?, shkruan Hazan në artikullin e sjellë në shqip nga “Express”.

Dhe më tej: Deputet të shumtë nga partia në pushtet në Prishtinë mbetën të vendosur për t?i dhënë fund këtij tribunali të ti, i cili mund të kërcënojë njerëzit kryesorë në pushtet, të cilët ishin komandantë të, siç shkruan autori, ish-lëvizjes rebele UÇK.

?Pra, mbështetja e Zvicrës është më e rëndësishme, më shumë i jep mesazh politikanëve sesa që dërgon shumën e financimit. Ekaterina Trendafilova, kryetare e gjykatës, e kuptoi këtë kur u dërguan paratë që do të ndihmonin ?për të shpërndarë njohuri dhe informacion për publikun e gjerë për mandatin dhe punën e Dhomave të Specializuara??, shkruan gazeta zvicerane “Swissinfo”.





Lajmet e fundit nga