web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthen Devis Xherahu:"Jemi një milion shqiptarë në Greqi"

3 Shkurt 2018, 22:04, Aktualitet CNA

Devis Xherahu sqaroi sot edhe një çështje për të cilën është kritikuar dhe është komentuar gjatë. Marrë shkas nga komentet e shumta në Facebook që akuzojnë këngëtarin se në një emision grek ka sharë shqiptarët, Ermali pyeti Devisin si qëndron e vërteta.?Mora pjesë tek ky show i madh dhe thashë unë do flas sepse ne shqiptarët jemi të paragjykuar. Dola në emision dhe thashë: ?Është një 5% ose 10% i shqiptarëve që ka dhënë shkas tek ju dhe unë këta njerëz i dënoj për veprimin e tyre sepse krimi dënohet në gjithë botën. Por jo ky 10% të na përfaqësojë ne shqiptarëve që jemi në Greqi, që jemi 1 milion?. Këtë thashë?, u shpreh Devis Xherahu./CNA





Lajmet e fundit nga