web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Iu gjet drogë e sende të vjedhura në banesë/ Në pranga 3 shqiptarë

4 Shkurt 2018, 07:59, Aktualitet CNA

Tre të rinj shqiptarë janë vënë në pranga, nga policia italiane pasi në banesën ku ata jetonin me qira, gjatë kontrollit janë gjetur drogë dhe një sërë sendesh të vjedhura.

Arrestimi i shqiptarëve ka ardhur pas lajmërimit nga banorët të policisë vendase për atë çfarë ndodhte në banesën pranë tyre.

Policia ka gjetur 4 pako me drogë, orë, kompjuter dhe një iPhone të vjedhur.

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale N.L, 29 vjeç, E.B., 28 vjeç dhe F.F., 26 vjeç.

Ndërkohë policia italiane është duke vijuar punën për evidentimin e rasteve të tjera. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga