Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvilllimit Rural, z. Niko Peleshi ka qenë i pranishëm në takimin e Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit, të peshkatarëve të liqenit të Prespës, ku nënshkroi kontratën që ka të bëjë me zhvillimin, bashkëmenaxhimin dhe zgjerimin e aktivitetit të peshkimit për këtë zonë.
?Sot do të firmosim kontratën dhe mbi bazën e kësaj kontrate do të hartojnë në muaj në vazhdim planin e menaxhimit.
Me sa jam në dijeni me fjalë të përgjithshme, bashkëmenaxhimi konsiston në përcaktimin nga ana e ministrisë së numrit të peshkatarëve, që lejohen të peshkojnë në një periudhë 10 vjeçare në liqenin e Prespës, dhe pastaj liçensat e peshkimit i jep vetë Organizata.
Natyrisht, që kjo nuk është gjithçka, por duke nxitur kooperimin ndërmjet jush duke i dhënë në dorë instrumentin e menaxhimit ne besojmë që puna, nga ju që jeni pala e interesuar, grup i interesuar mund të bëhet shumë më mirë. Në mënyrë të qëndrueshme mbi të gjitha, sepse peshkimi këtu është një ekonomi mbështetëse, shumë e rëndësishme për familjet e zonës.
Ka qenë, është dhe duhet të jetë në të ardhmen. Ndaj menaxhimi i liqenit duhet të jetë në mënyrë të qëndrueshme. Askush më shumë se ju që jetoni dhe punoni dhe mbani familjet tuaja, me këtë aktivitet nuk i dhimbset dhe nuk e di se si duhet të menaxhohet pra në mënyrë të qendrueshme peshkimi në këtë liqen kaq të rëndësishëm?,është shprehur Ministri.
?Ne kemi ardhur me Zv.ministrin Roland Kristo, me deputetin Shalsi, me deputetin Pendavinji dhe me drejtoren e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural. Na kanë shoqëruar dhe miqtë nga Shkodra, nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit, e cila është një organizatë model, që funksion shumë mirë të organiziuar.
Kemi parë një shembull suksesi në atë organizatë që ka transformuar regjimin e shfrytëzimit të liqenit të Shkodrës, nga një situatë ku gjithkush peshkonte për hesap të vetë, ku dëgjohej, siç më kanë thënë, zhurma e gjeneratorëve gjithandej të barkave të peshkimit sot, në një regjim të disiplinuar të menaxhuar nga shoqata.
Këtë model duam ta sjellim dhe këtu në Prespë. Tani që flasim është miruatuar Vendimi i Këshillit të Ministrave, që e përcakton zonën e Prespës si zonë bashkëmenaxhimi. Pra ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë nga një anë dhe organizatës së Menaxhimit të Peshkimit, që jeni ju, nga ana tjetër.
Menaxhimi përmes organizatës është prap një pjesë e punës, pasi ka sfida të tjera, vështirësi të tjera që lidhet vecanërisht me shitjen, me gjetjen e tregut, me nevojën mbase të një pike grumbullimi, apo me nevojën e aksesit në treg. Në Korçë, unë kam qenë vetë kryetar i Bashkisë së Korçës, dhe vazhdimisht jemi përplasur se si tregtohej dhe vazhdon të tregtohet, jo për fajin tuaj dhe të bashkëshorteve tuaja, por për shkak së ka munguar deri tani një infrastrukturë për tregtimin e peshkut në Korçë.
Di që Bashkia e Korçës është duke ndërtuar një markato fantastike, për ushqimet në përgjithësi por do të ketë një seksion të vecantë për mishin dhe për peshkun. Kjo është një mundësi për të tregtuar peshkun e liqenit. Natyrisht nuk mjafton , e di dhe problematikën dhe specifikën që cironkat e kësaj zone kanë, nuk është si peshku që mund të ruhet në akull, por kërkon të shitet shumë shpejt.
Ndaj dhe së bashku me Rolandin që është një nga specialistët më të vjetër dhe më të mirë të sektorit të peshkimit do të zhvillojmë këtu një infrastrukturë dhe një zinxhir të vlerës të peshkimit i cili i përshatet dhe zonës. Një ide është ngritja e një pike grumbullimi për peshkun?, ka thënë ndër të tjera Ministri.
Kjo formë organizimi ka rezultuar shumë efikase në drejtim të ruajtjes dhe rritjes se rezervës peshkore, menaxhimit më të mirë të burimeve dhe mjeteve peshkore, si dhe në mundësinë që i jepet OMP për të aplikuar për skema mbështetëse në AZHBR. (psh mole të vogla lundruese, qendër grumbullimi peshku apo dhe për rikthimin në traditë me kriposjen dhe tymosjen e tij).
Ne jemi tani në prag të thirrjes së parë për Skemën e mbështetjes financiare ndaj këtu është dhe drejtorja e Agjencisë, e cila financon dhe grantet përmes së cilës ne do të mbështesim pikat e grumbullimit dhe të moleve të peshkimit, të pankinave të ankorimit të barkave që këtu mungojnë dhe janë problem. Mesa di kjo masë do të shkojë deri në 200 milionë lekë. Pra kemi goxha fonde, jo pak, për të mundësuar një gjë që duhet të ishte bërë kohë më parë, por më mirë vonë se kurrë. Pra vendet e ankorimit të varkave dhe pastaj të gjejmë formulën për ngritjen e një pike grumbullimi për peshkun?, ka nënvizuar në fjalën e tij ministri Peleshi.
Skema kombëtare e Mbështetjes financiare do të mbështesë sektorin e peshkimit, si një sektor i cili ofron mundësi të mëdha punësimi, krahas prodhimit dhe të eksportit.
Kjo Skemë do të konsistojë në përmirësimin e menaxhimit të peshkimit me mbështetje deri në 70% të vlerës, por jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milion) lekë për instalimin e bankinave lundruese prej betoni, nga Organizatat e Menaxhimit të Peshkimit.
Si dhe mbështetje deri në 85 000 (tetëdhjetë e pesë mijë) lekë për njësi sipas faturës tatimore për sistemet e monitorimit të anijes për pajisjet MTU (Njësi Transmetuese të Sinjalit) të instaluara në bordin e anijeve të peshkimit për identifikimin dhe lokalizimin e anijeve nëpërmjet satelitit./CNA.al
A është qeni miku më i mirë i njeriut? Me sa duket po dhe kë...
Kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira falenderoi ...
Pas votimit pro Brexit, dhe pasi hoqi dorë nga posti i krye...
Ish-kryeministri Sali Berisha, një ditë pas protestës ka pub...
Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi, ka ...
Gentian Zenelaj është sot një nga aktorët më të njohur dhe t...
Policia e qytezës së Belxhojozos (Belgioioso) afër Pavias mb...
Instituti i Studimeve Politike ka prezantuar aplikacionin “D...
Prej kohësh aktorja dhe ballerina Ana Lika është vendosur në...
Të tjera detaje kanë dalë në pah për ngjarjen e ndodhur në A...
Policia Kufitare e Kapshticës godet një tjetër rast të trafi...
Para disa ditëve reperi Gjiko dhe partnerja e tij Elita Rudi...
Zbardhet raporti i Ministrisë së Punëve të Brendshme për luf...
Mbrëmjen e së enjtes, policia e Rinasit ka vënë në pranga nj...
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku shoferi i një prej ...
Banorët e pallatit 6-katësh, që rrezikon shembjen nga rrëshq...
Disa martesa dhe lidhje kurorash nuk janë të destinuara për ...
Krimi, korrupsioni dhe pastrimi i parave vijojnë të shihen s...
Të gjithë na kujtohet dalja e parë e Xhemi Shehut apo e motr...
Është padyshim një nga vajzat më të komentuara të shoubizit ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...