Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Shqipëria ka bërë shumicën e detyrave të shtëpisë së saj në gjyqësorin, krimin dhe korrupsionin dhe pret një “rekomandim të drejtpërdrejtë” për të hapur bisedimet e pranimit në BE këtë vit?. Kështu ka thënë Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste për portalin EURACTIV.com.
Edi Rama ka thënë se një vonesë tjetër në hapjen e negociatave me Tiranën do t’i kthejë Ballkanit Perëndimor dhe do të dërgojë një mesazh të gabuar sepse “duke menduar se BE mund të fle pa zhurmë me Ballkanin jashtë dyerve të saj është një gabim i tmerrshëm”.
Intevista e plotë
Shqipëria u bë vend kandidat në 2014 dhe nuk kanë ndodhur shumë gjëra që atëhere. Pse, kush duhet të fajësohet?
Shumë gjëra kanë ndodhur dhe ne kemi bërë një mal me gjëra, para së gjithash reformën në drejtësi, ndryshimet kushtetuese, gjithë legjislacionin e ri për drejtësinë dhe tani po ndërtojmë institucione krejtësisht të reja. Kështu që është një revolucion në lidhje me çfarë ka ndodhur. Tani ne presim që më në fund të hapim negociatat për hyrjen në BE dhe shpresoj që është koha e duhur dhe viti i duhur.
A mund të na tregoni disa nga ndryshimet që janë të rëndësishme?
Ne kemi plotësuar detyrimet tona dhe kemi bërë progres të madh në pesë fushat kryesore, gjë që nuk ka qenë e lehtë. Ajo që kemi bërë në fushën e drejtësisë është praktikisht e gjithë puna e dhënë vendeve negociuese që ka të bëjë më kapitujt 23-24, që janë kapitujt më të vështirë.
Tani kemi filluar procesin e vetting-ut, verifikimin për gjyqtarët më një spastrim të madh, dhe njerëzit që nuk do jenë në gjendje të justifikojnë pasurinë e tyre ose nuk do jenë në gjendje të justifikojnë vendime të caktuara në të kaluarën do të shkarkohen nga puna. Kjo është shumë e rëndësishme.
A do fillojnë negociatat për pranimin këtë vit?
Shpresoj që po, kemi bërë çdo gjë për të marrë rekomandime të drejtpërdrejta dhe votën e Këshillit Evropian.
Cila është rruga për fillimin e negociatave?
Ne kemi nevojë për një rekomandim dhe Këshilli Evropian duhet të miratojë rekomandimin.
Gjatë presidencës bullgare?
Mendoj se është koha e duhur, mendoj se ky Komision duhet ta përfundojë këtë punë dhe nuk ka arsye të presim për një Komision të ri dhe të kalojmë ferrin e zgjedhjeve të reja dhe ferrin e dinamikave të politikave të brendshme të vendeve të ndryshme.
Nëse do ketë një vonesë tjetër, pa dyshim që do ketë një periudhë tjetër pasigurie?.
Nuk dua as të mendoj për një vonesë tjetër, thjesht mendoj se është koha e duhur dhe ajo që ne presim është vetëm një rekomandim i drejtpërdrejtë nga Komisioni dhe një miratim nga Këshilli Evropian.
Nëse do ketë një vonesë, sa e dëmshme do jetë për Shqipërinë?
Nuk më pëlqen të flas me ?nëse?, por nëse do ketë një vonesë nuk do dëmtojë vetëm Shqipërinë por do jetë e dëmshme për rajonin sepse do të legjitimojë thyerjen për shkak të vendeve që po negociojnë: Serbia dhe Mali i Zi, dhe vendet që akoma nuk po negociojnë, megjithëse i meritojnë plotësisht negociatat. Dhe ata kanë të drejtë të thonë se nuk ka asgjë që praktikisht dallon Serbinë/Malin e Zi dhe Shqipërinë/ Maqedoninë dhe ne jemi shumë të lumtur që miqtë tanë dhe fqinjët po negociojnë, por mendojmë se është shumë e padrejtë për Ballkanin të ketë këtë ndarje ndërmjet vendeve negociuese dhe vendeve që nuk kanë hapur ende negociatat, pavarësisht se e meritojnë.
A mendoni se Shqipëria mund të luajë një rol konstruktiv në Kosovën serbe?
Shqipëria ka luajtur dhe do vazhdojë të luajë një rol konstruktiv dhe ne jemi plotësisht të angazhuar për të bërë çdo gjë që duhet për të lehtësuar procesin. Jam plotësisht i bindur se ka ardhur koha të dalim nga ky moçal historik duke e çuar Kosovën tek kosovarët. Kosova e meriton të njihet dhe sigurisht ky është një proces i dhimbshëm për Serbinë. Kam shumë respekt për Aleksandar Vuçiç i cili e ka pranuar problemin dhe ka ndryshuar kursin duke pranuar të mos jetojë në mohim, duke patur kurajon të përballet me problemin. Shpresoj shumë që Vuçiç të jetë i guximshëm dhe i prerë sa duhet t?i shkojë deri në fund, dhe sigurisht, duhet të ndodhë përmes marrëveshjeve mes dy vendeve dhe do të mbështetet plotësisht.
Por a mendoni se Serbia do ta njohë Kosovën para se t?i bashkohet BE-së apo do të jetë një kompromis?
Serbia nuk mund t?i bashkohet BE-së nëse nuk e njeh Kosovën dhe kjo është arsyeja se pse është e rëndësishme dhe në interesin e të dy palëve që të gjejnë një zgjidhje. Kështu që sigurisht gjetja e një zgjidhje nuk do jetë e lehtë dhe do jetë e dhimbshme por duhet të përfundojë.
Ju kam dëgjuar kohët e fundit se keni thënë se dritarja e mundësisë për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor po mbyllet nëse nuk ka një mundësi reale për t?i futur në BE.
Nuk kam thënë kurrë që dritarja e mundësisë po mbyllet sepse nuk e kam parë kurrë të mbyllet. Dritarja e mundësisë nuk është e hapur mjaftueshëm dhe duhet të jetë. Mes kërcënimeve të mbylljes dhe nevojës për hapjen, ne duhet të marrim drejtimin, kjo është ajo që kam thënë. Është shumë e qartë sepse BE është aq e rëndësishme për ne siç jemi ne për ata në lidhje me sigurinë dhe kontroll të plotë të tokës dhe hapësirës evropiane. Ne nuk duhet të lejojmë aktorë të tretë të bëjnë lojëra dhe të mashtrojnë dhe të krijojnë një zonë gri në mes të Evropës.
Për shkak të përbërjes etnike të Ballkanit Perëndimor, disa evropianë ngurrojnë të lëvizin më shpejt mbi pranimin, si do i bindni ata?
Është një çështje për t?i edukuar ata, për t?i informuar me durim sepse kjo gjë është për shkak të mungesës së njohurive, mungesës së pikëpamjes strategjike të bazuar në një kuptim shumë sipërfaqësor të Ballkanit dhe të vetë Evropës në lidhje me Ballkanin. Kështu që nënvlerësimi i Ballkanit është një gabim i madh dhe mendimi se BE-ja mund të flejë e qetë me Ballkanin jashtë dyerve të tij është një gabim i tmerrshëm.
Albania PM: We expect green light to open EU talks this year
Sot opozita ka zhvilluar një protestë, ku mijëra qytetarë u ...
Një ofertë për të blerë Nutella më lirë se kurrë ka shkaktua...
Policia ka sekuestroi 15 kallëpe tritoli me peshë totale 6 k...
Gwyneth Montenegro, 39, vendosi të punojë si eskortë në mosh...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar protestën e sotme të opo...
Policia angleze e lajmëruar nga dy shqiptarë viktima të skll...
Për njerëzit në Hunza ka pasur shumë mite dhe tregime se kan...
Sot gjatë protestës së opozitës është bërë edhe një lidhje n...
Është e modës tashmë që në emisionet investigative në vend t...
Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme mes...
Gripi rrit rrezikun gjashtë herë më shumë për sulm në zemër ...
Policia irlandeze e Portit Fenit u lajmërua me telefon nga n...
Shumë kuzhinierë, çdo tepricë të çokollatës e vendosin në fr...
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 57-vjeçar pasi masakr...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në rrj...
Me shumë mundësi, pasi patë këtë foto menduat se ajo është k...
Gjatë protestës së PD-së foli edhe aktivisti socialist, Agim...
Ish kryeministri Sali Berisha ka thënë se kjo protestë varro...
Kanë përfunduar fjalimet e mbajtura nga krerët e partive opo...
Metropoli i shqiptarëve, qyteti i cili ndryshon çdo ditë në ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...