web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksioni policor/ Manjani- Xhafës: Këto të ka mësuar partia, por…   

27 Janar 2018, 09:44, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka akuzuar ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafa se është duke futur në autobuz disa provokatorë incidentesh, por që sërish sipas tij nuk kanë për t?ia dale të ndalin vullnetin e protestuesve për të qenë pjesë e protestës.

Në një postim në rrjete sociale, Manjani ka shkruar kjo që u është thënë policëve sot është një poshtërsi, ndërsa ka vijuar se do jetë vetë në protestë për ti parë veprimet e tij.

Statusi i plotë:

Me ?hinka? policore dhe provokatorë incidentesh nuk ndalet protesta!

Nëse provokatorët që ka futur Fatmir Xhafa, në disa autobusë, do arrijnë të jenë të sukseshëm, atëhere përgjegjësia do bjerë direkt mbi të!

Ai nuk di mjete të tjera, këto ka mësuar nga partia e tij, por nuk e ndalon dot protestën!

Ende shpresoj se policët e kuptojnë këtë poshtërsi që u është prezantuar sot në mëngjes!

Ndërkohë provokatorët e paguar nga droga, bëjnë mirë të shohin punën e tyre…

Aty do jem në protestë!

Të shohim! /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga