Aeroporti i Vlorës/ Akuza të forta ndaj Ramës
Pas publikimit të lajmit nga kryeministri Rama se së shpejti...
?Le të hedhin rrjetat, kallamat, grepat te kapin kapin edhe peshq te medhenj edhe cironka?.
Kështu shprehet Monika Kryemadhi, në një intervistë për gazetën Dita.
Kryemadhi flet për një ?situatë depresive? në të cilën siç shprehet ?shumica e shqiptarëve të cilët kanë dy zgjedhje : ose të largojnë Kryeministrin ose të largohen vetë?.
E pyetur nga zv.kryeredaktori i Ditës Erion Habilaj lidhur me zërat për skenare dhune në 27 janar, znj.Kryemadhi thotë: ?Skenarin e vërtetë të protestës do ta bëjnë qytetarët në rrugë dhe kembëngulja e tyre për ti dhënë fund një herë e mirë narko-regjimit?
Pas letrës suaj për ambasadorët kemi një përgjigje nga SH.B.A se zgjedhja e Kryeprokurores është zgjedhur konfom Kushtetutës. Cili është reagimi juaj?
Nuk dua te komentoj fare më Reformën në Drejtësi. Jam e bindur se shqiptarët sot e dinë që reforma është e kapur nga Edi Rama. Le të hedhin rrjetat, kallamat, grepat te kapin kapin edhe peshq të medhenj edhe cironka.
Z.Rama është shprehur se LSI ka vepruar ?hidhte gurin dhe fshihte dorën? gjatë ditëve të negociatave ne reformës në drejtësi. Keni ndonjë koment për këtë?
Edi Rama merr çmimin Nobel për Mashtrim. Ai dhe kushdo tjeter e di shumë mirë që pa LSI-në nuk do kishte Reformë në drejtësi. Pa votën e LSI-së edhe 7 ligjet nuk do kalonin.
Por me ndryshimet që ka propozuar në rregullore treguan edhe njëherë që mazhoranca ka frikë nga Reforma. Prandaj edhe etja për të kapur atë ka kaluar çdo limit.
Jemi pak ditë para protestës së opozitës PD-LSI dhe një nga kërkesat që po artikulohet nga opozita është largimi i kryeministrit. Mendoni se do të gjeni mbështetje në këtë kërkesë kur jemi vetëm gjashtë muaj nga zgjedhjet e fundit?
Opozita ka për detyrë të shpreh vullnetin e popullit sa herë që qytetarët besojnë se vendi po keq-qeveriset dhe aq më tepër kur fati i vendit është marrë pëng nga një grusht njerëzish të bërë bashkë më krimin e organizuar.
Sot mungon mundësia e debatit mbi idetë apo shpalosja e alternativave qeverisëse në interesin më të mirë të qytetareve, sepse aktualisht Parlamentarizimi ka rënë, të gjitha pushtetet janë në dorën e një njeriu ? ku tashmë edhe sistemi gjyqësor është uzurpuar.
Familjet shqiptare janë varfëruar ndërkohë që çmimet e ushqimeve dhe taksat janë rritur ndjeshëm. Faturat e energjisë dhe ujit po ashtu. Papunësia dhe çpopullimi i vendit është në nivele të frikshme, ndërsa rinia shqiptare ka humbur busullën dhe shpresën tek e tashmja dhe e ardhmja.
Në të gjithë këtë situatë depresive ekonomiko-sociale a ka përgjegjësi kjo mazhorancë dhe ky Kryeministër. Unë besoj se kështu mendojnë shumica e shqiptarëve të cilët kanë dy zgjedhje : ose të largojnë Kryeministrin ose të largohen vetë.
Flitet për skenare në 27 janari. Si do të zhvillohet kjo protestë?
Skenarin e vërtetë të protestës do ta bëjnë qytetarët në rrugë dhe kembëngulja e tyre për ti dhënë fund një herë e mirë ?narko-regjimit? që po i merr frymën ekonomisë, po ushqen frikën e pasigurisë publike dhe po shton varfërinë dhe plagët sociale.
Protesta e 27 Janarit është vetëm fillimi i këtij misoni historik dhe ekzistencial për Shqipërinë ku janë të ftuar për të kontribuar të gjithë shqiptarët pa dallime politike.
A flisni me z.Meta për lëvizjet tuaja politike, cili është qëndrimi i tij?
E kam thënë dhe më parë publikisht dhe në media se rolet tona në politikë nuk mund të mbizotërojnë në raport me përgjegjesitë tona familjare. Çështjet dhe axhendat politike të secilit prej nesh nuk zënë vend në bashkëbisedimet tona familjare.
Znj.Kryemadhi, është krijuar miti se LSI është një parti që i ka anëtarët të lidhur me pushtetin dhe vendin e punës. Keni ndjerë largime këto kohë nga njërëzit që i keni anëtarë?
Kjo është një ?legjende urbane? e gatuar me kujdes dhe e sponsorizuar edhe mediatikisht nga propaganda e rilindjes. Ne jemi krijuar si një forcë opozitare dhe spekullime të tilla nuk më shqetësojnë aspak sepse LSI aktualisht ka një axhendë të qartë për një ?politikë me dyer të hapura?jo vetëm për të rinjtë që i shtohen çdo ditë kësaj force politike, por edhe për intelektualët, për profesionistët e lirë, për botën akademike etj.
Pas publikimit të lajmit nga kryeministri Rama se së shpejti...
Ariana, bashkëshortja e Ermal Fejzullahut tashmë nuk është n...
Tatimet kanë rikujtuar se biznesi i vogël duke filluar nga d...
Gjyqtari Rasim Doda, i pezulluar dhe hetuar për korrupsion m...
Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë fillon punimet sot n...
Konfrontimet, rrëmuja, rrëmbimi i kartave të votimit, sharje...
Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, kryeministri Rama...
Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 100 të tjerë kanë mbetu...
Ka marrë një kthesë të fortë hetimi për dosjen kundër 20-vje...
Nëse mendoni se Enca Haxhia e ekzagjeron me fotot provokuese...
Muaji i parë i vitit duket se ka shënuar rritje çmimesh të p...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një 17-vjeçareje ...
Kthjellimet vijojnë dominimin e tyre në të gjithë territorin...
DASHI21. mars – 20. prill Jeta juaj ne çift do jete me e bu...
Meshkujt, pavarësisht se mund të tregohen të kujdesshëm, kan...
Nëse ju jeni përdorues i rregullt i Whatsapp, me siguri që o...
Vetëm pak ditë pas lajmeve se Presidenti i SHBA-ve, Donald T...
Shpesh kemi dalluar ngjashmërinë e personazheve të njohur sh...
Në një lidhje telefonike në emisionin “Opinion” në TV Klan, ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...