web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjendet i mbytur në rezervuar një 65 vjeçar

14 Janar 2018, 11:34, Aktualitet CNA

Më datë 14.01.2018, Policia është njoftuar se në rezervuarin e fshatit Bletas (Bratomirë) është gjetur i mbytur shtetasi G.M, rreth 65 vjeç, banues në Podgorie-Maliq.

Nga të dhënat e para dhe kqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga deklarimet e marra familjarëve, rezulton se shtetasi i mësipërm vuante nga depresioni dhe më datë 13.01.2018, ishte larguar nga banesa në mbrëmje, pa lënë informacion mbi vendndodhjen e tij.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./CityNews





Lajmet e fundit nga