web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shehu-Ramës: Buxheti ynë nuk mbulon nevojat e pacientëve

14 Janar 2018, 11:20, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka shkruar se rasti i mësueses së sëmurë me kancer, nga Rrësheni, tregon varfërimin e shëndetësisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu shkruan se sistemi ynë shëndetësor është në nivelet e varfërisë Afrikane, ndërsa ka kujtuar se nuk mungon vetëm herceptina për të sëmurët me kancer, por dhe radioterapia korrekte.

Postimi i plotë :

Z.RAMA, TRAGJEDIA E ARSIMTARES NGA RRESHENI ESHTE E LIDHUR ME VARFERINE ABSOLUTE TE SHENDETESISE.
Nje arsimtare me nje patologji tumorale i ankohet Kryeministrit per mungesen e Herceptines.
Asgje e re dhe e cuditeshme ketu per sistemin tone shendetesor ne nivelet e varferise Afrikane e me spekullimeve shkaterruese.
Nuk mungon vetem Herceptina, por ka nje krize per te gjithe kemiopreparatet e shtrenjta.
Mungon edhe Radioterapia korrekte dhe e pershtatshme per shumicen e pacienteve.
Buxheti i yne nuk mbulon as nevojat e 45% te pacienteve per Kemioterapi, pa folur per ate te personalizuar, qe jemi shume larg.
Sa perqind e pacienteve, qe duhet te trajtohen me Radioterapi, flas per Akselerator Linear se ky perdoret sot, u sigurohet kjo nga publiku?
Shume pak!
Dhe dicka, kujdes nga importet paralele te Kemiopreparateve e medikamenteve te kushtueshme, fatkeqesisht nje praktike e ndeshur kjo gjate qeverisjes suaj Z.Rama! /CityNews





Lajmet e fundit nga