Qytetarët akuzojnë kryeministrin/ Po talleni me popullin dhe pasuroheni për vete
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me risitë në ...
Teksa numri i lejeve të ndërtimit është rritur me shpejtësi gjatë 2017-s, duke u dyfishuar në raport me nëntëmujorin e 2016 për gjithë vendin dhe duke u trefishuar në Tiranë, ndërtuesve u ka rënë optimizmi në lidhje me ecurinë e kërkesës për blerje dhe çmimeve jo shumë premtuese.
Banka e Shqipërisë, në anketën që ka bërë me kompanitë e sektorit, në kuadër të indeksit të besimit, ka gjetur se kontratat e porosive në ndërtim kanë rënë ndjeshëm në tremujorin e katërt të 2017. Siç shihet nga të dhënat, kontratat e porosive shënuan rënie të mëtejshme me 10% në krahasim me tremujorin e tretë të 2017-s.
Gjithashtu pritshmëritë për çmimet vijojnë të jenë negative. Balanca e përgjigjeve të ndërtuesve për çmimet ishte negative me 4% në tetor-dhjetor.
Pas rritjes për tre tremujorë radhazi, treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) ra me 12.4 pikë përqindje. Rënia e zhvendosi TBN-në rreth 5.3 pikë përqindje nën mesataren historike të tij.
Pak ditë më parë, ekspertë nga Shoqata e Ndërtuesve u shprehën se janë të frikësuar nga zhvillimet e pakontrolluara në sektorin e ndërtimit sidomos në banesa. Sipas tyre, oferta e lartë me ndërtime të reja nuk po zhvillohet mbi një kërkesë reale dhe të qëndrueshme, duke vënë në dyshim efektivitetin e investimeve të reja.
Ndërkohë, norma e shfrytëzimit të kapaciteteve vijoi të bjerë, duke qëndruar në 59.0%. Kjo normë është rreth 3.3 pikë përqindje më poshtë nivelit të shënuar në tremujorin e mëparshëm dhe 5.1 pikë përqindje nën mesataren historike të saj.
Megjithatë, kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, bizneset e sektorit të ndërtimit vlerësohet të kenë shfrytëzuar kapacitetet e tyre me një normë lehtësisht më të lartë. Për sa i takon balancës së gjendjes financiare, ajo rezultoi e përmirësuar në tremujorin e katërt.
Por, nga ana tjetër, e gjithë Shqipëria po të kthehet në kantier ndërtimi. Pothuajse në të gjitha qarqet rezulton një rritje e ndjeshme e lejeve të ndërtimit, sipas të dhënave në tremujorin e tretë të këtij viti, ndërsa në kryeqytet, rritja ka filluar që në tremujorin e parë të vitit.
Sipas të dhënave të INSTAT, për gjithë 9-mujorin 2017 janë dhënë gjithsej 608 leje, 27% e të cilave (167) kanë qenë në Tiranë.
Në krahasim me 9-mujorin e vitit 2016, kur u dhanë në gjithë vendin 308 leje, në 2017-n ato janë dyfishuar (rritje 97%).
Pas Tiranës, në vlerë absolute numri më i lartë i rritjes së lejeve të ndërtimit është në Fier, ku janë dhënë 67 leje më shumë, e ndjekur nga Vlora me 48 leje më shumë dhe Durrësi me 38 leje më shumë.
Në tremujorin e tretë 2017 ka një rritje të ndjeshme të lejeve të dhëna në qytetin e Korçës, i cili është kthyer në një destinacion të preferuar turistik, ku janë dhënë 57 leje, nga më pak se 6 leje që janë dhënë mesatarisht tremujorët e mëparshëm./ Monitor
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me risitë në ...
Një nga tërmetet më të forta në histori ka goditur Karaibet ...
Artisti i Popullit, Robert Ndrenika mbush sot 76 vjeç dhe i ...
Dy inspektorë tatimorë kanë rënë në prangat e policisë së Fi...
Dita e sotme vijon nën ndikimin e vranësirave të shpeshta me...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Përfitoni nga yjet që janë në anën tuaj sot për të marrë në ...
Jon Gjebrea dhe Merlin Haxhiymeri pas zyrtarizmit të fejesës...
Sytë janë tipari i parë që tërheq vëmendjen kur takojmë një ...
Edhe pse nuk kanë folur asnjëherë publikisht për lidhjen e t...
Modelja e njohur, Paris Hilton, gjithmonë shfaqet atraktive....
Alessandra Ambrosio vazhdon të shijojë pushimet e zgjatura n...
Mariah Carey i ka zënë vendin aksidentalisht Meryl Streep në...
Pavarësisht se janë partnerë në koalicion, kryeministri Ramu...
Moderatorja shqiptare, Bora Zemani ka festuar ditëlindjen që...
Tashmë të gjitha çiftet e Hollivudit duket se nuk e kanë më ...
Që Enca është një nga këngëtaret me më shumë ndjekës e fansa...
Biznesmeni Bashkim Balili, vëllai i të shumëkërkuarit Kelmen...
Jemi mësuar nga këngëtarët që të marrin këngë nga të tjerët....
Maxhoranca parlamentare LSDM-BDI nuk ka patur shumicën e dep...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...