web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aktorja dhe producenti i njohur sapo janë fejuar!

9 Janar 2018, 21:50, Aktualitet CNA

Tashmë të gjitha çiftet e Hollivudit duket se nuk e kanë më problem të shfaqen në publik edhe pse të gjitha mediat  mund të merren me ta.

Edhe çifti i njohur Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk?s të cilët u folën kohët e fundit për një fejesë edhe pse nuk kanë folur publikisht ata gjithsesi  kanë një histori të bukur me njëri tjetrin. Janë takuar për herë të parë në vitin 2014 në setin e filmit Glee. Të dy nuk janë shfaqur asnjëherë bashkë në tapetin e kuq , por në udhëtime të ndryshme janë shfaqur gjithmonë me njëri-tjetrin. Ata janë parë shumë të lumtur  dhe duke e kaluar mirë me gjëra të thjeshta. Për herë të parë  janë parë publikisht  me njëri-tjetrin në vitin 2015 në muajin prill në ditëlindjen e 50-vjeçarit mikut të tyre Robert Downey.

Vitin 2016-të ata e nisën me një udhëtim dimëror por më përpara kanë kalur disa ditë  me fëmijët e aktores,  Apple 13-vjeç dhe Moses 11-vjeç në plazhet e Meksikës. Më vonë  udhëtuan drejt Austrisë e më pas në Paris ku Paltrow ka shpërndarë edhe disa foto të veçanta. Ajo kishte rezervuar një vend romantik për të dashurin e saj sepse festonte 45-vjetorin, bëhet fjalë për muajin mars të 2016-tës.

Të dy janë kaq të thjeshtë dhe kalojnë kohë me njëri-tjetrin pa dashur të bien në sy me gjëra luksoze. Ata zgjedhin gjithmonë vende që i bëjnë çiftin të ndihen komod dhe rehat kur janë bashkë pa patur shumë pretendime siç jemi mësuar të shohim në përgjithësi çiftet e Hollywood-it.

Falchuk ka dy fëmijë nga martesa e tij 10-vjeçare me Suzanne Bukinik e cila përfundoi me një divorc në vitin 2013. Ndërkohë Paltrow edhe pse e ndarë ajo është shumë afër rokerit Martin me të cilin ka dy fëmijët vajzën dhe djalin./CityNews

 





Lajmet e fundit nga