Grabitja e pikës së këmbimit valuator/ Ja sa para janë vjedhur
Rreth orës 17:50 të mbrëmjes së sotme, një pikë këmbimi val...
Nga Ervin Sherifaj
Gara po përvijohet e ndezur, megjithëse ende nuk ka nisur zyrtarisht. Procesit të zgjedhjeve për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit i mungojnë akoma emrat e kandidatëve, që do të garojnë për këtë post, e megjithatë akuza të forta janë bërë nga media të caktuara në drejtim të FSHF dhe kreut të saj aktual Armand Duka.
Ky i fundit nuk e ka shpallur kandidaturën, e megjithatë është vënë në syrin e ciklonit, nga kundërshtarët e tij, të cilët duket se kanë shënjestruar ligjshmërinë e procesit zgjedhor.
Pak ditë më parë Komiteti Ekzekutiv i FSHF-se vendosi të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme, e cila në këtë rast do të jetë edhe Asamble Zgjedhore.
Lajmi u prit me skepticizëm nga pjesa më e madhe e kritikëve të z.Duka, të cilët nxituan të akuzojnë se ky ishte një veprim,i cili synonte t?i gjente të papërgatitur kandidatët e tjerë dhe më keq akoma ti paraprinte një dënimi që sipas tyre pritet të vijë nga UEFA për një ekip shqiptar. Argumenti i fundi është hedhur në mënyrën më groteske të mundshme, pas asnjë burim të identifikuar informacioni, por thjesht në versionin ?më the ? i thashë?.
Për ata që kanë marrë mundimin të lexojnë Statutin e FSHF, në mënyrë të veçantë nenin 24 të tij, është e qartë së vendimi për thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme në datën 7 shkurt është tërësisht ligjor dhe i marrë në respektim të përcaktimeve të këtij Statuti.
Mandati aktual skadon në muajin shkurt dhe procesi zgjedhor nuk mund të kalonte këtë afat, pasi më tej do të ishte i paligjshëm.
Akuza për caktimin e datës në mënyrë surprizëduket krej e pavend, për sa kohë që diskutimi për këto zgjedhje ka nisur disa muaj më parë. Nëse një kandidati potencial nuk i kanë mjaftuar gjithë këto muaj për të vendosur për kandidimin e tij, apo për të hartuar një strategji dhe një program për këto zgjedhje, atëherë vështirë të besosh se ai është një kandidat serioz.
Por akuza më e fortë duket se ka qenë ajo për listën e anëtarevë të FSHF, që është njëkohësisht edhe lista e zgjedhësve dhe që sipas kundërshtarëve të presidentit aktual është e manipuluar.
FSHF ka 66 anëtarë, të cilët në bazë të nenit 4, pika 2 të Statutit, mund të jenë Klube futbolli ose subjekte, të cilat përfaqësojnë grupe të caktuara profesionesh apo rajone të caktuara gjeografike.
Shoqatat për të cilat ngrihen dyshime se janë të paligjshme, janë anëtarësuar në FSHF me të drejta të plota dhe kanë qenë pjesëmarrëse të rregullta të Asambleve të Përgjithshme, qysh prej vitit 2010.
Anëtarësia e kontestuar për çudi vetëm sot, është në fakt një vendimarrje kolegjiale e gjithëpranuar në Asambletë e mëparshme dhe që është formalizuar përmes regjistrimeve të njëpasnjëshme në gjykatë, arsye për të cilën, ligjshmëria e procesit mbetet e pa kontestueshme.
Cilido anëtar, ent shtetëror apo subjekt që legjitimohet nga Ligji, ka pasur të drejtën e ankimimit në rrugë gjyqësore.
Nëse realisht ka pasur probleme me vlerësimin e kriterve të anëtarësimit, kjo ka vend të hetohet nga Federata për përmirësimin e praktikave të së ardhmes edhe përsa i përket kontrollit të aktivitetit të tyre. Po për aq kohë sa vendimet e Gjykatës kanë legjitimuar asamble pas asambleje, debati do mbetet thjesht mediatik dhe jo ligjor.
Baltosja e proceseve zgjedhore, ende pa nisur mire ato, nuk është një praktikë e panjohur në Shqipëri, për të mos thënë se tashmë kjo është kthyer në një praktikë rutinore. Nuk kish si të bënte përjashtim në këtë situatë edhe FSHF. Eshtë interesant për tu nënvizuar se si problemet, reale apo të stisura qofshin, ngrihen vetëm në momente të tilla nga ata që ?ja duan të mirën? futbollit.
Përkundrejt kujdesit të FSHF që gjithçka të zhvillohet brenda kuadrit ligjor të përcaktuar nga Statuti i kësaj organizate, përpjekjet e kundërshtarëve të Dukës për ta baltosur procesin përpara se ai të nisë, japin në opinionin publik sinjalin e një kapitullimi të tyre, që më përpara kandidimit të mundshëm të Dukës dhe konfirmimit të tij në krye të FSHF./SYRI.net
Rreth orës 17:50 të mbrëmjes së sotme, një pikë këmbimi val...
Gjatë takimit me drejtuesit të ndërmarrjes së ujësjellësit F...
Lëvizjet në Prokurori i ka komentuar dhe analisti Fatos Lubo...
Një mëngjes i mirë varet vetëm nga ju dhe nga gjërat që bëni...
Një pikë këmbimi valutor pranë prefekturës së Fierit ka rënë...
Gazetari i Kronikës, Artan Hoxha, me anë të një postimi në F...
Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli, i cili, së bash...
Pas deklaratës së ambasadorit serb, ku pohon se Kosova dhe M...
Teksa ka vijuar komentimin e protestave të opozitës, në rubr...
Këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Fab...
Sesi do të shkonte ky Golden Globes pasi shumë figura kryeso...
Një motivacion i ri ka qenë pretekst për të shtyrë seancën e...
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në New...
Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar ndaj vendimeve që ...
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka bërë fajtore L...
Të flasësh për sëmundjet vaginale mbetet ende një tabu! “Can...
Guardia di Finanza ka vënë në pranga në provincat e Brindisi...
Gjermania është një nga vendet që ka përfituar nga ligji i p...
Gazetari Elio Laze, në një postim në rrjetet sociale ka deno...
Të lindurit në janar e dinë mirë se nuk është muaji më i mir...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...