web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana pret Vitin e Ri në sheshin 'Skënderbej'

31 Dhjetor 2017, 20:23, Aktualitet CNA

Me rastin e ndërrimit të viteve, Bashkia e Tiranës ka përgatitur disa surpriza, duke nisur nga koncerti me këngëtarët më të njohur të muzikës shqiptare, e deri te shfaqja e mrekullueshme e fishekzjarreve që do të nisë me numërimin mbrapsht në orën 24.00.

Festa do të nisë në 22:30 të mbrëmjes me Koncertin e Vitit të Ri, ku do të performojnë këngëtarët e njohur Elhaida Dani, Tiri & Band, Kastro Zizo, Beatrix Ramosaj, Elgit Doda dhe Ronela Hajati, të cilët premtojnë një atmosferë festive dhe të gëzueshme për të gjithë qytetarët e Tiranës që Vitin e Ri do zgjedhin ta presin në sheshin ?Skënderbej?.





Lajmet e fundit nga