web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasja në Kuvend me Kryemadhin/ Rama: Do të doja të ishte Ilir Meta

28 Dhjetor 2017, 21:15, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka komentuar ngjarjet e fundit të ndodhura në Kuvendin e Shqipërisë, ku opozita protestoi për zgjedhjen e Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku, ku Kuvendi u sulmua me flakadanë dhe Kryeministri me çizme nga Monika Kryemadhi.

Sipas Ramës e gjitha kjo shfaqje kishte një arsye, dhe kjo sepse reforma në drejtësi po ecën shpejt, më shpejt sesa ata e kishin menduar.

“I kishin këmbët në një këpucë, prandaj gjuajnë me këpucë tani. Reforma ecën shpejt, dhe do të sjellë më shpejt nga sa e kishin menduar rezultate.”, – tha Rama.

Më tej ai u shpreh se, “Koha tregoi se LSI nuk është as e majtë as e djathtë, LSI është një këpucë që vishet sipas stinës.

Natyrisht që duhet të them me këtë rast, se unë nuk hyj tek ata që koalicionin me LSI dhe 4 vitet e atij koalicioni i harroj apo i anatemoj, ka pas probleme por janë realizuar shumë gjëra të mira. Më vjen keq që LSI nuk hyri në filozofinë e të majtës, por preferoi të mbajë dyqanin e hapur dhe tani gjuan me këpucë.” /CityNews





Lajmet e fundit nga